Lidhu me ne

Temporal

Të martuar me personin e gabuar!

Three Reasons You Did NOT Marry The Wrong Person | Lesli Doares | YourTango

Alain de Botton

Përktheu nga gjermanishtja: Gilman Bakalli

Martesa është një aventurë e rrezikshme. Një aventurë që ndërmerret nga dy persona, të cilët lidhen në emër të një të ardhmeje, të cilën ato mendojnë se e dinë si do jetë, por që në fakt s’ia kanë as idenë më të vogël. Për një kohë të gjatë njerëzit janë martuar nisur nga arsye thjesht logjike: ngaqë ara e tij ndodhej ngjitur me arën e saj, ngaqë familja e tij administronte një biznes, ngaqë babai i saj ishte kryeplak i fshatit, ngaqë kështjella duhej të nxirrte shpenzimet që kërkonte, ose ngaqë prindërit e të dyja palëve besonin në të njëjtën formë interpretimi të një Shkrimi të Shenjtë. Simptomat shoqëruese të martesave të tilla të nxitura nga arsyeja janë vetmia, mungesa e besnikërisë, keqtrajtimi, ftohtësia emocionale dhe britmat e shamatave. E parë në retrospektivë, martesa mbi bazën e arsyes nuk ka të bëjnë aspak me arsyen. Ajo është thjesht utilitariste, fanatike, snobiste dhe shfrytëzuese. Këtu qëndron arsyeja se pse pasardhësja e saj sentimentale, martesa me dashuri, shihet me sy aspak kritik.Në një martesë me dashuri, dy persona ndjejnë tërheqje për njëri-tjetrin. Të trullosur nga ndjenjat, ato janë plotësisht të bindur se kanë lindur për njëri-tjetrin. Sa më spontanisht, sa më i shkujdesur dhe i pamenduar të ketë qenë vendimi për t’u martuar (ndoshta janë njohur para 6 muajsh, ndoshta njëri prej të dyve është pa punë, ndoshta janë shumë të rinj), aq më mirë për martesën me dashuri. Mendjelehtësia është kundrapesha e gabimeve të bëra në emër të racionales. Rendja pas instinktit është reagimi traumatik ndaj atyre eksperiencave shekullore, të dominuara nga një arsye aspak e arsyeshme.Shpresojmë se në martesë do rendim në kërkim të lumturisë. Në të vërtetë, jemi në kërkim të intimitetit. Shpresojmë se do të rikthejmë në raportin tonë prej dy të rriturve ndjesitë dhe emocionet e fëmijërisë. Sidoqoftë, dashuria që kemi provuar në vitet e hershme të jetës sonë ngatërrohet shpesh me një dinamikë tjetër destruktive: me ndjesinë se do të ndihmosh një të rritur që ka dalë nga kontrolli. Në këtë kuptim, është logjike që ne ta refuzojmë një person si partner martesor jo ngaqë është i keq për ne, por ngaqë është shumë i mirë për ne, shumë i mirëkuptueshëm, shumë i besueshëm, shumë i ekuilibruar. E kështu ndodh që martohemi me partnerin e gabuar.Po ashtu edhe frika nga vetmia na bën të gabojmë gjatë zgjedhjes së partnerit. Sepse kur ke frikë nga vetmia ka rrezik që më shumë të dashurohesh me të mos qenit më vetëm se sa me personin që po na ruan nga ky fat i keq.Në fund, ne martohemi edhe ngaqë duam ta ruajmë atë Gjënë e Bukur që kemi përjetuar me tjetrin. Për shembull, atë eksitimin e ngrohtë kur patëm menduar herën e parë t’ia shprehim dëshirën për lidhje martesore. Mbase ishim në Venecia, duke shëtitur mbi varkë, dielli në perëndim e përshkëndiste sipërfaqen e lëmuar të ujit, teksa i hapnim njëri-tjetrit shpirtin rrugës për tek restoranti i peshkut dhe i rizotos së famshme. Shpresojmë se martesa mund të na i ruajë momente të tilla. Martohemi për t’u dhënë jetëgjatësi momenteve të tilla. Mirëpo institucioni i martesës e ngre bashkimin tonë martesor në një rrafsh administrativ, ndoshta diku në një shtëpizë diku në periferi, ecejaket e përditshme punë shtëpi, shtëpi punë, me fëmijë të cilët e fikin pasionin, produkt i të cilit janë ato vetë. Gjëja e vetme që ka mbetur nga ato momentet e dikurshme është personi që keni përballë. Pikërisht ai/ajo që me shumë gjasë nuk duhej të ishte ruajtur.Të martuar me personin e gabuar? Lajmi i mirë është ky: nuk ka problem! Nuk duhet të ndahemi prej tij/saj, por thjesht të ndahemi nga ideja romantike e martesës me dashuri. Kjo nënkupton shkëputjen prej idesë mbi ekzistencën e një krijese perfekte e cila qenka në gjendje t’i shuajë të gjitha nostalgjitë tona. Duhet ta pranojmë se çdo person mund të na frustrojë, zemërojë dhe zhgënjejë dhe (pa dashur të jem i lig) se të njëjtën gjë do bëjmë edhe ne me të. Kur zgjedhim me kë do martohemi, ne vendosim se për cilën formë vuatjeje jemi të gatshëm të sakrifikojmë.Filozofia e pesimizmit mund të na shërbejë si këshilluese e mirë martesore. Sepse pesimizmi e zbut atë presionin e tejskajshëm fantazmagorik që ushtron kultura romantike tek martesa. Thjesht fakti se një person nuk është në gjendje të na çlirojë nga melankolia jonë nuk e fajëson atë person e as lidhjen tonë me të. Personi martesor “më pak i gabuar” për ne nuk është ai, që i përputhet idesë (fiktive) së plotësimit perfekt, por ai që me bujari arrin të kapërcejë dallimet në çift. Kompatibiliteti është arritje e dashurisë; ai nuk mund të jetë kusht paraprak i saj.Romantika nuk ka ndihmuar aspak këto 250 vitet e fundit. Përkundrazi, pjesa dërrmuese e asaj që përjetojmë në lidhjet martesore, e nxjerr idenë e romantikes nën një dritë të pështirë. Në fund, ndjehemi akoma më të vetmuar se më parë, sepse lidhja jonë martesore me gjithë ato të metat e saj nuk mund ta përballojë barrën që i ngarkon ideja e romantikes.Prandaj duhet të mësohemi të pajtohemi me idenë e “të gabuarit/të gabuarës” që kemi në krah. Dhe të mësojmë t’i shikojmë me humor, mirësi dhe urtësi gabimet e partnerit tonë po ashtu si edhe gabimet tona.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix4 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix4 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix4 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar5 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix5 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix5 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix5 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske6 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix7 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook