Lidhu me ne

Kryesore

Propaganda qeverisëse në aksion- Prodhon video e letra për të qetësuar protestat

Protestave që shpërthyen në vendin pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga efektivi i policisë në orët e para të mëngjesit të datës 10 dhjetor, mazhoranca duket se nuk kërkon t’i shuajë vetëm me shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës, por edhe me propagandë, në aspektin të cilin di ta bëjë më mirë.

Kjo gjë vërehet pas protestës së parë, ku pas së cilës mazhoranca ka aktivizuar makinerinë e propagandës duke shpërndarë letra dhe video në mënyrë që protesta të relativizohet, të proklamohet dhuna dhe vandalizmi nga ana e të rinjve dhe të lidhen protestuesit me partitë politike opozitare.

E famshme në rrjet është bërë “letra e një 6-vjeçari” drejtuar kryeministrit që kërkonte t’i kthehej pema festive e dëmtuar gjatë protestës.

Letra e fëmijës 6-vjeçar

Qëllimi i letrës ishte të godiste dhunën e përdorur në protestë dhe të vinte në pah se po shkatërroheshin dekoret festive dhe për këtë ka fëmijë apo persona të tjerë që dëshpërohen.

Një letër tjetër e ngjashme po e një natyre tjetër u publikua dje në dhjetëra media të cilat nuk përmendin burimin por pretendojnë se është shkruar nga familja e të ndjerit Klodian Rasha.

Letra e përfolur se u shpërnda nga familja Rasha

Në këtë letër të publikuar thuhet se familja Rasha kërkon që të mos përdoret dhunë në protestë dhe se ngjarjet “që shohin që shohim pas humbjes së djalit tonë nuk na ngushëllojnë por na thellojnë plagën tonë të jashtëzakonshme”.

Një metodë tjetër e përdorur janë videot e shpërndara në rrjetet sociale të cilat shfaqin përdorimin e sendeve të forta nga protestuesit të hedhura në drejtim të institucioneve dhe policisë.

Por në këto video mungon kundërpërgjigjja e policisë e cila nuk duket se është në proporcion apo më e paktë se dhuna e përdorur nga protestuesit.Video Playe00:0000:52

Në video të tjera, një formë për të sfumuar protestën është edhe krahasimi i saj me protestën e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestuesit nga plumbat e gardës apo edhe shpërthimi në Gërdec në mars 2009 ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Me anë të këto video mazhoranca thotë se përgjigjja e qeverisë nuk rezultoi me ndonjë dorëheqje nga kabineti qeveritar ndërsa tani me vrasjen e 25-vjeçari Rasha u dorëhoq Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.Video Player

Aksioni i qeverisë për të qetësuar protestat do vijojë, pas letrave dhe videove nuk dihet cilat do jenë format që do shfaqë mazhoranca nga repertori i saj i propagandës

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook