Kryesore
Si po e mbrojnë qeverisjen e Ramës mediet afër tij
Dy ditë më parë, në orët e para të mëngjesit, 25-vjeçari Klodian Rasha u qëllua pas shpine nga një efektiv policie duke gjetur vdekjen.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë shtëpisë së tij, teksa i riu po largohej më vrap nga policët që po e ndiqnin për ta ndaluar.
Sipas efektivit që e qëlloi, 25-vjeçari e kishte kërcënuar ndërsa i kishte drejtuar diçka që i ishte dukur si armë duke e qëlluar.
Pas kësaj ai është ndaluar ndërsa ngjarja po hetohet nga prokuroria. Pasditen e djeshme qindra qytetarë të organizuar në rrjetet sociale u mblodhën para Ministrisë së Brendshme në një protestë duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.
Pas kësaj ata marshuan drejt kryeministrisë ku përveç dorëheqjes së Lleshajt kërkuan edhe atë të kryeministrit Rama për t’u kthyer më pas sërish drejt Ministrisë së Brendshme.
Ditën e sotme, mediat pranë kryeministrit Rama, kanë rikthyer në vëmendje ngjarjen e 21 janarit 2011, ku katër qytetarë u vranë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë Kryeministrisë, pas një proteste të organizuar nga PS-ja, që ishte asokohë në opozitë ndërsa kreu i sotëm i PD-së, Basha, ishte ministër i Brendshëm.
Mediat pranë Ramës shkruajnë se as Basha asokohe nuk e dha dorëheqjen edhe pse në shesh u vranë katër persona të pafajshëm.
Ato gjithashtu e krahasojnë 8 dhjetorin me 21 janarin për ta relativizuar vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha para dy ditësh. Sipas tyre, as Basha nuk e dha dorëheqjen dhe as kryeministri Berisha pavarësisht vrasjes së katër qytetarëve.
Faksimile e Gazetës Tema
Faksimile e Gazetës Tema
Faksimile e Javanews