Kryesore
Bushati: Policia të hiqte kapelet dhe të bëhej njësh me qytetarët
“Kemi kultivim të kulturës së dhunës”, Bushati: Policia të hiqte kapelet dhe të bëhej njësh me qytetarët
Analisti Andi Bushati ka komentuar protestën e sotme, ku kërkohej drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha. Bushati tha në “Open” se policia duhej të hiqte kapelet dhe të bëhej njësh me qytetarët dhe kjo do të shmangte konfliktin me qytetarët.
Ai tha se ka një kultivim të kulturës së dhunës pas drejtimit të ministrisë së Brendshme nga Sandër Lleshaj. Kjo është si pasojë e atmosferës së krijuar, shtoi ai.
Analisti u shpreh se është shumë cinike t’i kërkosh proporcionalitet njerëzve që nuk gjejnë drejtësi në vendin e tyre.
“Pa e ditur të gjithë ngjarjen nuk duhet të flasim. Kemi një kultivim të kulturës së dhunës apo jo. Arma e tij është kultivim i dhunës që prej ardhjes së Lleshajt si ministër i Brendshëm? Po. Kjo është si pasojë e atmosferës së krijuar.
Polici mund të jetë i çmendur, dhe ky sfond bie. Polici duhet të jetë i kujdesshëm ndaj qytetarit dhe jo të ndezi dhunë. Është shumë cinike t’i kërkosh proporcionalitet njerëzve që nuk gjejnë drejtësi në vendin e tyre. Të hidhnin kapelen dhë të bënin paqe me protestuesit. Shumë e thjeshtë’- tha Bushati.