Lidhu me ne

Kryesore

Sistemi i Lleshit i la vetë pemët të digjen që të mbulojë vrasjen e Klodianit

Nga Mesila Doda

Kur pashë pamjet e para të protestës së djeshme pata ndjesinë e një intrige të mirëmenduar. Ishin as 20 policë që dukeshin krejt pasivë dhe dukej sikur po i lejonin ata vetë protestuesit të përshkallëzonin aktet e tyre.

Përpara pak javësh isha në një protestë të PDIU-së para Ministrisë së Jashtme dhe e pësova në vetë të parë dhunën dhe trajtimin violent të forcave policore, të reparteve speciale të Lleshit, ndaj nuk kam asnjë dyshim mbi egërsinë dhe çmendurinë e rioshëve që ka futur në sistem Lleshi e ku sipas informacioneve të dhëna nga mediat rreth 250 prej tyre janë me rekorde kriminale dhe kanë hyrë në polici me qëllimin kriminal që të keqpërdoren gjatë fushatës elektorale.

I gjithë ky inskenim i djeshëm u bë që të flitet për pemët e djegura të Vitit të Ri dhe të hiqet vëmendja nga vrasja e një djali që ishte pranë banesës së tij, pa maskë dhe u largua nga një patrullë policie.

Kjo mënyrë e poshtër të vepruari me ndërgjegje më sjell në mendje veç një fjalë: “O Zot, sa të ligj jeni!”.

Ju jeni në gjendje që të mbuloni çdo krim me një intrigë, me një manipulim mendjesh njerëzore. Tek e fundit, nazistët nuk kanë bërë më shumë, komunistët po ashtu. Ju po instaloni një sistem kriminal të manipulimit të mendjes njerëzore që të vazhdoni të vidhni e të shkelni mbi jetët e njerëzve.

Dorëheqja e Lleshit do ishte më e pakta. Është vetë ai që i dha forcë policisë të dhunojë opozitën dhe çdo qytetar të lirë të këtij vendi që nuk i përkiste sektit të Rilindjes. Si një shërbëtor i mirë e kreu krejt pa dinjitet detyrën në mbrojtje të shefit te tij që ka një mendje të prishur edhe më intrigante se Llesh kimiku dora vetë.

Druaj se shefi do e bëj shpejt harakiri, sepse shërbyesit e padinjitet nuk i duhen kujt.

Më së fundi, më duhet t’ju them se veprimet e të rinjve të sensibilizuar nga rrjetet sociale janë një këmbanë alarmi për paqen sociale në vend. Durim nuk ka më, ndaj çdo akt mund të ndërmerret nga njerëzit e dëshpëruar. Politika duhet të gjejë rrugën e zgjidhjes që të shpëtojmë këtë pak Atdhe që na ka mbetur pa u vjedhur.

P.S. Po pres ende deklaratat e zëdhënësve të Rames nëpër ambasada që të deklarojnë se mbështesin reformën e Rilindjes në polici dhe të dënojnë dhunën e demonstruesëve që djegin pemët artificiale të Krishtlindjeve. E kanë vonuar shumë këtë radhë, po me kismet edhe këtë herë nuk do e zhgënjejnë shefin.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook