Lidhu me ne

Kryesore

Vrasja e të riut nga policia / Sandër Lleshaj “lan duart” si Ponç Pilati

Skandali/ “Kapter” Lleshaj pas sulmit ndaj mediave kërcënon uniformat blu

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili është zhytur në luks gjatë kohës së pandemisë dhe pas tërmeteve, njeriu që shpenzoi gati 100 milionë lekë për blerjen e makinës së tij luksoze, ka reaguar më shumë se 24 orë pas vrasjes së të riut, Klodian Rasha. Në vend që të kërkonte një ndjesë duke dhënë dorëheqjen për të qetësuar shpirtrat e trazuara të shumë shqiptarëve jo vetëm të familjarëve të të riut, pretendon se ai është e vërteta.

Sandër Lleshaj lan duart sot si Ponç Pilati (Pontius Pilate), kështu ka ndodhur 2020 vite më parë dhe kështu po ndodh sot. Sandër Lleshaj është një prej Ponç Pilatëve të politikës shqiptare. Me një mesazh të trupshëm, ministri i Brendshëm thekson se do të zbardhet shpejt hetimi për vrasjen. Në fakt gjithçka është e qartë, e ka thënë vetë policia e shtetit në njoftimin e saj se polici nuk ka pasur të qartë ndikimin, ka pasur dyshime dhe ka qëlluar e ka vrarë të riun.

Zoti Lleshaj duhet të mbajë përgjegjësi për vartësit e tij sepse ai ka thënë “kur shikoni një polic me uniformë, është fytyra ime, ai jam unë”, pra ai vrasësi i djeshëm është Sandër Lleshaj.

Policia ka një numër të madh rregullash si qëllohet kundrejt një njeriu, thirrjet për paralajmërim, duhet të qëllojë në ajër dhe në asnjë rast nuk mund të ndodhë që të jetë një njeri përballë dhe me dyshimet se mos ka diçka, ai të vritet. Pse? Sepse po qarkullonte pa maskë pas orarit të shtetrrethimit. Çfarë është patrulla e policisë? Një patrullë fashiste që vret njerëzit rrugëve? Shqipëria nukë shtë në kohë lufte, Shqipëria po lufton pandeminë si gjithë bota kurse Sandër Lleshaj sot duhet të jepte dorëheqjen deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Ministri i Brendshëm duhet të jepte dorëheqjen, një qytetar i lirë është vrarë ditën e rinisë. Një 25 vjeçar ka humbur jetën dhe sot po varroset. Në ditën e varrimit të tij, Sandër Lleshaj lan duart si Ponc Pilati (Pontius Pilate).

“Cdo polic me uniformë është fytyra ime, ai që vrau është fytyra e Sandrit”, ashtu siç është BMW e tij luksoze, ashtu siç janë vilat e tij tek Gjiri i Lalzit, ashtu siç janë festat e shfrenuara në Voskopojë në kohën e pandemisë e të gjitha skandalet e tjera të publikuara në media, të raportuara nga qytetarët. E që të qetësohen shpirtrat e njerëzve, Sandër Lleshaj nuk duhet të lajë duart si Ponç Pilati, ai duhet të japë dorëheqjen! Gjaku i të riut vështirë se do të falet!/CNA.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook