Mix
Flet ylli i TikTok, Charlie D’amelio: Më kanë kërcënuar
Charli D’Amelio, personi më i ndjekur në TikTok, ka folur në lidhje me një foto që ajo thotë se ishte e rreme dhe ‘një përpjekje për ta cënuar’. Charli dhe motra e saj, Dixie D’Amelio, zakonisht drejtojnë podcast-in “2 Chix”, së bashku, por në episodin e fundit, ishte vetëm Charli. Ajo tha se fotoja topless, që po qarkullon në Twitter, është një foto e edituar dhe e quajti një “histori të vogël qesharake”.Në fillim, Charli mendoi të mos e përmendte, por më pas tha se ishte e rëndësishme.
“Njerëzit që më ndjekin e kuptuan lehtësisht se ishte një foto e edituar, por kishte dhe nga ata që e besuan.”
D’Amelio foli edhe për komentet që ka marrë gjatë kësaj kohe deri te kërcënimet me vdekje, pas videos që publikoi në Youtube në fund të nëntorit.Krahas komenteve që u cilësuan si të pasjellshme ndaj shefit të kuzhinës në shtëpinë e familjes D’Amelio, Charli tha edhe se “donte 100 milionë ndjekës, thjesht sepse i pëlqente si numër”.
Pas kësaj, njerëzit filluan ta kritikonin dhe disa prej ndjekësve i thanë se “ajo i donte fansat vetëm për numër”.
“Pavarësisht se sa vjeç jeni, pa marrë parasysh sa ndjekës keni, pa marrë parasysh sa njerëz e dinë emrin tuaj, në fund të gjithë janë njerëz”, tha ajo. “Të gjithë kanë ndjenja. A janë ndjenjat e mia pak më të brishta? Me siguri. Unë qaj shumë.”
Aktualisht, Charli mbetet personi më i ndjekur në TikTok, me më shumë se 100 milionë ndjekës.