Lidhu me ne

Kryesore

Prisja ta martoja, jo ta çoja në arkivol

Përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha, përlot i ati: Shteti të të vrase në derën e shtëpisë?! Prisja ta martoja, jo ta çoja në arkivol

Përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha, përlotNë foto: Babai i Klodian Rashës

Familjarë dhe miq janë duke përcjellë sot për në banesën e fundit 25-vjeçarin, Klodian Rasha, i cili humbi jetën ditën e djeshme, pasi u qëllua me armë zjarri nga një efektiv policie.

Në një intervistë për News 24, i ati i Klodianit, kërkon drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit. Ai tregon me ngashërim dhimbjen që i ka shkaktuar humbja e të birit, duke thënë se në atë moshë priste për ta martuar dhe jo ta fuste në dhe.

“Kjo është një nga momentet më të vështira. Dhimbja ime është edhe e juaja. Dhimbja ime është e mbarë popullit shqiptar. Dhimbja ime është e çdo nëne e çdo babe, është e çdo llojë kombi, e çdo race. Dhimbja ime është për të gjithë. Lind dhe rritet dhe të jep dhe të merr Zoti.

Apeli është që drejtësia të bëjë drejtësi. Mos të na vrasi çdo minutë. Mos të na vrasi përditë, sepse ne jemi ata që i shërbejnë shtetit, mundohemi për shtetin, kërkojmë drejtësi ndaj shtetit, kërkojmë ndihmë nga shteti. Jo të më vijë djali mua në rrugicë, dhe të më vritet tek dera e shtëpisë.

Kjo është jashtë çdo llojë norme. Kush mund ta bëjë këtë?! Çfarë polici mund të jetë ai që të vret në derë të shtëpisë?!

Nuk mund të shprehem më tej. Fatkeqësinë time mos e provoftë askush. Këtë llojë gjendje mos e provoftë askush, asnjë llojë shteti dhe asnjë llojë kombi. Sepse të kesh frikë nga shteti… Punonjësi i policisë është aty për të na mbrojtur, jo… Djali ishte duke punuar në llaç gjithë ditën në shtëpi, kisha një usta aty po bënim suvatime. Doli natën për të blerë një paketë cigare sepse skishte maskë. Polici i shtinë nga mbrapa në kokë, duke e vrarë. Një fëmijë 25 vjeç. Çfarë të të them tjetër, mos më pyesni më më tej.

Urojë që kjo fatkeqësi të mos i ndodhë askujt. Uroj që gjithë rinia të lulëzojë dhe të rritet si lule dhe ta gëzojë jetën në moshën 25-vjeçare që unë pres për ta martuar dhe jo ta çoja në arkivol. Kjo është e papërballuëshme”, tha babai i viktimës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook