Kryesore
Rama nga marsi i ka shndërruar policët në qen që terrorizojnë njerëzit
Daci: 25-vjeçari viktimë e klimës politike, Rama nga marsi i ka shndërruar policët në qen që terrorizojnë njerëzit
![Daci: 25-vjeçari viktimë e klimës politike, Rama nga marsi i ka shndërruar policët në qen që terrorizojnë njerëzit](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2020/12/jordan-daci-750x375.jpg)
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Jordan Daci, jurist, u shpreh se 25-vjeçari i vrarë është viktimë e klimës së ndyrë që kjo politikë qysh nga Rama dhe me radhë, ka krijuar nga marsi deri më tani duke terrorizuar njerëzit.
Daci: Pavarësisht nga ajo që thotë policia, prokuroria do t’i vërë emrin sipas Kodit Penal. Duhet qartë se ka një tejkalim, sepse vritet një djalë i ri në Ditën e Rinisë.
Ai është viktimë e klimës së ndyrë që kjo politikë qysh nga Rama dhe më radhë, ka krijuar nga marsi deri më tani duke terrorizuar njerëzit dhe duke i shndërruar policët në qen. Ata po përdoren që të ndjekin njerëzit nga ai akti normativ.