Aktualitet
Polici e mallkuar
Një ngjarje e tmerrshme zuri orët e para të mëngjesit. Një i ri u qëllua për vdekje nga policia pasi dyshohej se ishte i armatosur. I urti Klodi, ishte një nga banorët më shembullor të lagjes.
E ecura e tij në heshtje, pranë derës së shtëpisë ishte i vetmi shqetësim për policinë e shtetit. I miri Klodi jo vetëm që nuk ishte shqetësim për policinë por ishte ndër ndihmuesit e komunitetit. Ai u vra në mes të prozhektorëve, në një lagje të ndriçuar në të gjitha anët.
Një gabim i pafalshëm i policisë së shtetit , akoma më të rëndë e bën sjellja gangstere e saj, e aq më tepër ndihmesa qe i jepet nga media. Policia bëri një fatalitet, por akoma më fatale është paraqitja e ngjarjes si një person me precedente penale dhe të armatosur.
Policia duhet të dalë të kerkoje falje e të ulë kokën me turp. Sot drejtori i policisë duhet të shkarkohet pasi skandalet e kanë dominuar karrieren e tij. Sot ministri i brendshëm duhet të japë dorëheqjen pasi në policinë e shtetit shohim fytyrën e tij. Media duhet të kërkojë falje për dezinformimin me apo pa dashje. Sot komuniteti duhet të dalë në një marshim paqësor për Klodin.