Kioske
Çfarë mendoni se ndodhi pasi u shkrep kjo foto?
Atiff Saeed, një fotograf i objekteve në natyrë e shkrepi këtë foto pak minuta para se të sulmohej nga luani. Ai dëshironte të tregonte “karaterin dhe statusin e një luani” kështu që shkoi në një park safari në Pakistan. “Ai ishte përballë me makinën dhe unë isha brenda saj. Dera ishte e hapur dhe sapo shkela në tokë e ndjeva që ai po më shihte si një pre të mundshme. Sapo shkrepi foton Attiff nxitoi të futej në makinë, por luani sakaq e arriti duke e sulmuar agresivisht, por pa dëmtime serioze. “Tani që e mendoj, nuk do ta përsërisja kurrë më të njëjtin veprim” ka thënë ai./The Independent
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu