Kryesore
Vdekja e Hysenbelliut, Meta: Lajm tronditës dhe i pabesueshëm
Kreu i Shtetit, Ilir Meta e ka quajtur një lajmë tronditës dhe të pabesueshëm ndarjen nga jeta të Presidentit të Televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Meta thotë se në këto momente të vështira gjendet pranë familjarëve, teksa inkurajon gazetarët të vijonë misionin e tyre.
“Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohëshme nga jeta të Kasem Hysenbelliu, Presidentit të “Fax News”, kësaj media të lirë, të pavarur e dinjitoze.
Në këto momente të vështira jam pranë nënës, bashkëshortes, fëmijëve, familjarëve, miqve, kolegëve e gazetarëve dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Solidaritet me të gjithë gazetarët e “Fax News” dhe Faxweb.al, të cilët i inkurajoj të vazhdojnë misionin dhe ëndrrën e lënë përgjysmë nga Presidenti Hysenbelliu, për të ndërtuar një media të lirë, zëri i çdo qytetari në nevojë dhe çdo kauze sociale, zëdhënëse e pakompromis e opinionit publik.
I paharruar kujtimi i Kasem Hysenbelliut!
U prehsh në paqen e merituar!“, shkruan Meta.