Lidhu me ne

Mix

Love story që Përputhen

             Gent Cela

Titulli është rreng. Ç’do lexosh më poshtë, lidhet vetëm me të kundërtën e asaj që mund të jetë një histori dashurie.

Dy televizione kombëtare, paskëshin nisur një programacion të thukët reality show, ku vajza e djem mund të zgjedhin partnerë që paraprakisht janë përzgjedhur nga produksioni përkatës.

Munda të shoh një episod për secilin emision.

Humbje totale kohe tek sheh të rinj të kthyer në kavie të mendjeve pragmatiste si makineri përfitimi para e prapa kamerave.

Topitje rraskapitëse e përçudnuar ndaj asaj që mund të ndodhë në të përditshmen, në jetën e vërtetë mes një djali dhe një vajze e që mund të jetë një ditë dashuri.

Perandori e madhe kotësish debatesh kakofonike e bisedash pa përmbajtje mes romeove dhe hirusheve që të zgjojnë pesimizmin mbi të ardhmen dhe brezat mbi këtë Vend.

Deamicisian, sheqerosja e shkëlqimit të studiove tërë silikon shpirtëror që vret intimen, privaten, dëshirën për të qenë të vërtetë.

Nëse një palë sy të vetëm shohin, ndalojmë së qeni të vërtetë – thotë Kundera të cilin nuk pretendoj të njihet domosdoshmërisht nga princërit dhe princeshat e studiove në fjalë.

Të rinj në kërkim të fatit e famës me qindra mijë ndjekës në rrjetet sociale (ah sikur Kadare të kishte lexues sa ata followers).

Modele të boshta belbëzuesish të pathelb në brendinë e një shfrytëzimi mediaktik të paemocion.

Lukuni programative e një reality aspak real, me shikueshmëri të frikshme ku raporti mes dy qenieve njerëzore kthehet në monotone, në eksperiment laboratorik ku triumfojnë primitivisht inati, mëria, xhelozia dhe ku jep shpirt higjiena shpirtërore.

Shkëlqimi i jashtëm, pa thelbin e brendinë që duhet të ketë marrëdhënia midis dy njerëzve sidomos në një raport njohjeje mes tyre.

“Shih vajzat në shkollë, aty ku shkon për të luajtur, sepse janë më të mira ato të vërtetat, sesa ato femrat televizive, një ditë do të të japin kënaqësi shumë më të mëdha sesa ato online”, shkruan Umberto Eco në një letër drejtuar nipit.

Eco ndihmon për të thënë se modelet që pompohen dhunshëm, zgjasin sa një hapësirë publicitare mes programeve të lodhura e të kopjuara keqas.

Se materializmi, fasada, nuk vlejnë pa shpirtëroren.
Se askurrë nuk duhet humbur shpresa për te rrugët e shpirtit.

Duke besuar fort te dashuria ashtu në një Zot të vetëm. Sepse dashuria është Zoti dhe Zoti është dashuri.

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix13 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix15 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix16 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix16 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar19 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar19 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix2 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix2 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix2 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook