Lidhu me ne

Kryesore

Analiza e “Le Monde”/ Sa rrezikohet Erdogan nga Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë

A do ta detyrojë hyrja e Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të rimendojë politikën e tij të jashtme? Më autoritar se kurrë brenda vendit, i angazhuar në disa fronte ushtarake jashtë, Erdogani është distancuar në mënyrë të konsiderueshme nga aleatët tradicionalë të Turqisë – Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO.

Ngjarjet e fundit mund ta detyrojnë atë ta ndryshojë këtë qasje. Bashkimi Evropian është i vendosur të diskutojë në 10 dhe 11 Dhjetor, sanksione të mundshme kundër Turqisë, pas nismës së njëanshme të Ankarasë për kërkimet e gazit në ujërat territoriale të Greqisë dhe Qipros në Mesdhe.

Me largimin e Presidentit Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë, Erdogan po humbet një aleat të fuqishëm, me të cilin ai fliste rregullisht me telefon, duke e ndërprerë madje edhe mes seancave të golfit. Gjatë gjithë mandatit të tij, presidenti i SHBA në largim ka treguar një lloj admirimi ndaj homologut të vet turk.

Erdogan mund të mos gjejë të njëjtën mbështetje te Joe Biden. Në Dhjetor 2019, Biden e quajti atë një autokrat dhe u zotua të mbështesë opozitën, duke shkaktuar zemërimin e politikanëve pro pushtetit në të gjitha anët në Turqi. Në një intervistë për New York Times, Joe Biden u tregua i prerë. “Ajo që unë mendoj është se tani duhet të marrim një qëndrim shumë të ndryshëm ndaj tij, duke bërë të qartë se ne mbështesim udhëheqësit e opozitës”. Uashingtoni duhet të “inkurajojë” opozitën turke të “përballet dhe mposhtë Erdoganin”, tha ai duke nënvizuar se kjo duhet arritur, “jo me një grusht shteti, por përmes një procesi zgjedhor”.

Konflikti i Nago-Karabakut, dhe veçanërisht mbështetja që autokrati turk i dha mikut të tij Aliev, presidentit të Azerbaxhanit, u bë gjithashtu objekt i kritikave të Joe Biden.

Ndërsa Donald Trump qëndroi i heshtur, kandidati demokrat tha në një deklaratë, më 13 tetor,  se “furnizimi me armë për Azerbajxhanin dhe retorika luftarake që inkurajon një zgjidhje ushtarake janë të papërgjegjshme”. Ai dyfishoi vërejtjet e tij në 28 tetor, duke kritikuar fluksin e “mercenarëve” sirianë të dërguar në Azerbajxhan nga Ankaraja.

Presidenti i ri Amerikan i cili njihet për përvojën e tij në politikën e jashtme, fryt i periudhës kur drejtoi për dy mandate Komitetin e Punëve të Jashtme të Senatit si nënkryetar, mund të ketë ekzigjenca më të mëdha ndaj Turqisë.

Blerja nga Turqia e sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore S400, të cilaj janë të papajtueshme me sistemin mbrojtës të NATO-s, rihap mundësinë e sanksioneve të SH.B.A. Gjatë mandatit të tij, Presidenti Trump pezulloi Turqinë nga programi i ndërtimit për aeroplanët e fshehtë të gjeneratës së ardhshme amerikane F35, si kundërpërgjigje ndaj blerjes së S400. Por Kongresi mund të  marrë në konsideratë sanksione edhe më të ashpra.

Ankaraja do të duhet të llogarisë edhe procesin gjyqësor, në SH.B.A, ndaj bankës shtetërore të Turqisë, Halkbank, e cila akuzohet se ndihmoi Iranin për të shmangur sanksionet amerikane.

Sanksioni më i vogël rrezikon të ketë pasoja negative në ekonominë turke, në gjendje të keqe. Pas vitesh rritje të pandalshme, monedha vendasë është zhvlerësuar duke humbur një të katërtën e vlerës së saj në vitin 2020. Po ashtu ka një rënie drastike të investimeve të huaja, nga 16 miliardë euro në 2007 në 7 miliard euro në 2019.

Ngaqë ndihet e sigurt për rolin e saj gjeostrategjik në Lindjen e mesme, qeveria islamo- konservatore refuzon të besojë se mund ti vendosen sanksione. Erdogan shpreson se administrata e re amerikane do të jetë mbi të gjitha e preokupuar për të shpëtuar marrëdhëniet, në emër të stabilitetit të Aleancës Atlantike. Sipas Ankaranë, prania e ushtrisë turke në Siri, Libi dhe Kaukazin Jugor vetëm forcon aftësinë e NATO-s për të përmbajtur ekspansionizmin rus.

Për momentin, Presidenti Erdogan po përpiqet të luajë rolin e pajtuesit. “Ne nuk kemi asnjë problem me një vend apo institucion, për sa kohë që kundërshtitë mund të zgjidhen nga politika, dialogu dhe negociatat,” tha ai më 22 nëntor, duke kërkuar që Bashkimin Evropian të respektojë marrëveshjet për migrantët dhe vizat: “Ne duam të njëjtën gjë në marrëdhëniet me aleatin tonë amerikan”.

Por, një faktor që peshon kundër përmirësimit të marëdhënieve me sulltanin e ri është edhe ekipi i ri që Joe Biden po zgjedh në krye të diplomacisë. Presidenti i ri ka përzgjedhur Jake Sullivan si këshilltar të sigurisë kombëtare. Ky i fundit ka botuar, në vitin 2018, në faqen Politico, një opinion ku denoncohet një Turqi “jashtë kontrollit”, kundër së cilës ai bën thirrje për vendosjen e sanksioneve që do të ishin krejtësisht të ligjshme. “Qëllimi i Uashingtonit nuk duhet të jetë përballja me Ankaranë thjeshtë për hir të konfrontimit, apo sepse Erdogan e zemëron atë, por për vendosjen e rregullave themelore për një angazhim konstruktiv”, shkruante ai.

Në korrik të vitit 2020, Antony Blinken, një këshilltar i ngushtë i Joe Biden, i cili do marrë postin e sekretarit të shtetit, ishte po aq i qartë gjatë një debati në Institutin Hudson, një institucion studimor në Uashington. “Ne padyshim duam të gjejmë një mënyrë për të pasur një marrëdhënie më pozitive me Turqinë, por kjo kërkon që vetë qeveria Turke të dëshirojë të njëjtën gjë,” siguroi ai. Për sulltanin e Stambollit nuk priten ditë të mira.

Burimi (me shkurtime): Le monde/ Lapsi.al

MË TEPËR

Sport56 minuta më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix60 minuta më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook