Aktualitet
Papa puth këmbët e 12 emigrantëve
Papa Françesku tërhoqi edhe njëherë vëmendjen për natyrën kontraverse në raport me rregullat e Kishës Katolike. Ai lejoi gratë të merrnin pjesë në ritualin e larjes së këmbëve nga Papa të 12 njerëzve, në respekt të asaj që Krishti bëri me 12 dishepujt e tij. Përveç lejimit të grave në këtë ceremoni kishtare, Papa përzgjodhi për ritualin 8 burra dhe 4 gra të kombësive dhe feve të ndryshme, ndryshe nga rregulli dhe tradita e Kishës Katolike. Simbolika sipas zëdhënësit të Vatikanit lidhet me mesazhin që Papa kërkon të përcjellë se gjithkush duhet të respektohet për besimin e tij. Pas ceremonisë Papa Françesku u shpreh se”Të gjithë ne, myslimanë, induistë, evangjelistë, nuk jemi veçse bij të të njëjtit Zot që kërkon të jetojmë në paqe mes nesh”. Duke iu referuar sulmeve në Bruksel ai tha se “Pas këtyre akteve fshihen njerëz që shesin armë, që trafikojnë njerëz, qe duan gjak dhe jompaqe, që duan luftë dhe jo vllazëri”. Ndërsa njëri prej emigrantëve nga Mali, të cilit Papa i lau dhe i puthi këmëbt u shpreh se e kishte ndjerë veten më të rëndësishëm edhe se Obama
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu