Lidhu me ne

Kryesore

Sa shumë etje kemi për “llum” dhe “këllirë”…

Nga Mentor Kikia

Ndoqa një pjesë të emisionit “Open” . U diskutua për çështjen e mos-hapjes së negociatave, në atë pjesë që pashë unë. Sot, po shikoja lajme në media online që i referoheshin këtij emisioni:

“Plasi sherri mes Grida Dumës dhe Frrok Çupit: O këllirë, o llum, o hiç”, “Jam themeluesi i partisë që ti fshin menderen moj”, “Ja çfarë i tha Grida Frrokut dhe Frroku Gridës”. Më pas në rrjet vijnë ata që lëshohen me sharje, ca ndaj Frrokut e ca ndaj Gridës.

I gjendur vetë shumë herë në të tilla mjedise, unë mendoj se kjo është forma më e shëmtuar e të bërit debat. Qytetarët që shikojnë një debat politik, presin të mësojnë se çfarë mendojnë, çfarë idesh kanë ata njerëzit e “mençur” që janë ftuar aty. Por në fakt, çfarë ndodh?

Lajm nuk është fare as çfarë thuhet aty, as çfarë sygjerohet, por vetëm si u shanë, si u zunë, si u ofenduan…

Mark Marku, për shembull, ka një jetë që del nëpër studio, por lajm është bërë vetëm se i tha dikujt: “…ta fus me shishe kokës!”. Padyshim edhe Frroku dhe Grida, kanë thënë gjera më të rëndësishme se ato fyerjet, por lajm u bënë pikërisht për fyerjet.

Pas çdo emisioni, mediat sulen të bëjnë lajme të tipit: “plas në studio”, “ja si e shau”, “ja si i tha”, “ja si e kërcënoi”. Madje, edhe vetë programet i promovojnë këto ”lajme” në faqet e tyre.

Pse ka kaq shumë etje për sharje, për ofendime, për llum? Sepse, kjo sjell më shumë audiencë, sepse kjo e tërheq më shumë lexuesin dhe shikuesin? Ndoshta! Dhe kjo bën që moderatorët ta kërkojnë audiencën tek sherri e jo tek idetë që duhet të dalin në një program të tillë. Më i zoti nuk është ai që jep argumentat dhe idetë më të mira, por ai që nuk e lë kundërshtarin të marrë frymë, nuk e lë të flasë.

Debati i parë mes Biden dhe Trump, ishte i “alla shqiptarçe”, por opinoni brenda dhe jashtë vendit iu sul të dy kandidatëve dhe në debatin tjetër ata folën për planet që kishte secili për Amerikën.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook