Radar
Doni të dini pse flisni në gjumë? Këto janë disa nga arsyet
Të folurit në gjumë është diçka fare e zakonshme. Sipas studimeve 66% e njerëzve kanë përjetuar të paktën një herë të folurin në gjumë. Kjo gjë nuk është fare e dëmshme, por më poshtë do të zbuloni disa nga arsyet pse ndodh.
Mungesa e gjumit
Ekspertët besojnë se shumica e njerëzve flasin në gjumë, kur janë të stresuar ose nuk kanë fjetur mjaftueshëm. Kur nuk pushojmë mjaftueshëm, kjo mund të ndikojë në truri dhe sigurisht në cilësinë e gjumit.
Çrregullimet e gjumit
Personat që vuajnë nga çrregullimet e gjumit kanë më shumë gjasa të mërmërisin kur flenë. Mjekët besojnë se ekziston një lidhje midis somnilokisë, ecjes në gjumë dhe ëndrrave të këqija.
Medikamentet e ndryshme
Shumë ilaçe kanë efekte anësore dhe për pasojë mund të ndikojnë tek gjumi, duke shkaktuar çrregullime si të folurit por gjithashtu ndikojnë dhe në kontrollin e muskujve gjatë gjumit. Disa ilaçe të përdorura zakonisht, si antidepresivë të caktuar, mund t’ju bëjnë të flisni gjatë gjumit.