Kryesore
Basha: Në mes të pandemisë qeveria e ka braktisur Shkodrën. Përballja në spital vetëm me sakrificën e mjekëve
Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi qeverinë se në mes të pandemisë e ka braktisur Shkodrën. Në një prononcim për mediat së bashku me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi, Basha tha se ka vetëm fjalë dhe asnjë veprim dhe duhen veprime të vendosura për të dhënë zgjidhje në këtë situatë.
Sipas tij, përballja në spitalin e Shkodrës është vetëm falë sakrificës së mjekëve.
“Është kënaqësi e jashtëzakonshme të ndodhem në qytetin tuaj të bukur por i trishtuar për situatën. Qeveria e ka braktisur Shkodrën. Shifrat e vërteta të vdekjeve që fshihen nga Rama janë dhe më të këqija. Do duhej të merreshin të gjitha masat. ka vetëm fjalë dhe asnjë veprim. Kosto e jetës është rritur, papunësia dhe pamundësia është rritur. Kësaj situate i jepet përgjigje me veprime të vendosura. Veprime të vendosura për ti ardhur në ndihmë biznesit, sipërmarrjes që të mos vazhdojë nxjerra nga puna. Duhet ndihmë e menjëhershme ndaj çdo sektori, ndaj shëndetësisë në veçanti. Numri i infektimeve të raportuara në Shkodër shumë i lartë, përballja në spitalin e Shkodrës vetëm me sakrificën e mjekëve.
Kam dhe një mesazh tjetër, nuk ka pse të jetë kështu dhe nuk do të jetë kështu. Do ndërtojmë një qeveri funksionale në shërbim të qytetarëve. Do të sjellim shpresë të re për Shkodrën dhe Shqipërinë.
Jemi vendi me ndihmën ekonomike më të ulët në rajon, vendi me çmimet më të larta të energjisë, të naftës. Kjo kërkon veprim, zgjidhje, ne kemi ofruar zgjidhje. Përgjigjja e mjerueshme e kryeministrit tregon se ai nuk ka asnjë plan, asnjë masë dhe mundohet ta mbulojë këtë duke sulmuar opozitën.
Besoj se Shkodra është gati për zgjedhje këtë të diel, mendoj se Shqipëria mezi po e pret ndryshimin”, deklaroi Basha.
Ai tha se për asnjë ditë të vetme PD nuk ka bërë politikë me pandeminë.