Kryesore
Nard Ndoka “merr flamurin” kundër Topallit: Me urdhrin e saj u vodhën votat e mia!
Ish-deputeti Nard Ndoka ka folur në lidhje me partinë e re “Lëvizja pë Ndryshim” e Jozefina Topallit.
Ndoka është shprehur se Topalli ka urdhëruar vjedhjen e votave të Partia Demokristiane.
Sipas tij, Jozefina Topalli nuk është një politikane që ka synuar demokracinë në Partinë Demokratike, madje sipas tij ka qenë pjesë e skemave abuzive.
Ndoka shprehet se nuk pret ndonjë politikë të re nga Topalli.
“Unë nuk e shoh fare si aktore politike, mesa di unë nuk do të kandidojë fare në Shkodër. Në Shkodër si një politikane me një parti modeste që sapo ka rilindur. Pluralizmi i pranon këto. Jam kurioz të shoh si do shkojë. Kur unë jam ndodhur në pozitat e saj më ka luftuar shumë, madje deri edhe në vjedhjen e votave të Partisë Demokristiane me urdhrin e saj. Nuk është një politikane që ka synuar demokracinë në Partinë Demokratike, apo ka synuar standarde, të një zëri ndryshe, përkundrazi shpesh herë ishe pjesë e skemave abuzive. Kështu që nuk pres ndonjë politikë të re nga zonja Topalli”,- tha Ndoka në një intervistë për Report Tv.