Kryesore
Ja sa duhet të punojë një kuban për të blerë fustanin e Michelle Obama
Kubani mesatar duhet të punojë mbi 23 vjet për të përballuar veshjet me të cilën u paraqit zonja e parë Michelle Obama gjatë udhëtimit presidencial në Kubë.
Dy veshjet me lule me të cilat u shfaq ajo të marra së bashku kushtojnë 6,680 dollarë, 23 herë më shumë se paga mesatare vjetore në Kubë, raporton The Washington Free Beacon.
Paga mesatare mujore për punonjësit është 24 dollarë, që shkon në rreth 288 dollarë në vit, sipas të dhënave të vitit 2014.
Michelle doli me një nga veshjet kur ajo dhe presidenti Barack Obama mbërritën në Kubë të dielën të markës Carolina Herrera, e cila shitet for 2,190 dollarë te Bergdorf Goodman. Kostoja e kësaj veshjeje është afërsisht tetë herë më e lartë se paga vjetore e kubanit të mesëm.
Ajo veshi një tjetër fustan me lule në darkën shtetërore i dizanjuar nga Naeem Khan, i cili shitet 4,490 dollarë te koleksioni i Khan parapranveror. Kostoja e veshjeve është 16 herë më e lartë se paga vjetore e kubanit të mesëm.
Së bashku, dy veshjet kushtojnë 23 herë herë më shumë se paga mesatare vjetore e një kubani në vitin 2014.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu