Lidhu me ne

Aktualitet

Matura, ja datat e provimeve për në Universitet

matura-655x356

Ministria e Arsimit ka caktuar datat e provimeve që do t’iu nënshtrohen maturantët e rinj e të vjetër.

Në bazë të këtij udhëzimi, pesë provimet me detyrim e më pas ato me zgjedhje do të jepen gjatë një periudhe 3-javore nga data 4 deri më 24 qershor.

Në udhëzimin për zhvillimin e provimeve të maturës janë të detajuara edhe rregullat për mbarëvajtjen dhe administrimin e provimeve, të njëjtat me maturat e viteve të kaluara.

Nga nesër nis plotësimi i Formularit A1, në të cilin të gjithë maturantët kryeqytetas e më pas ata në rrethe do të caktojnë dy lëndët që zgjedhin të japin provim, të cilat ndikojnë në garën finale në fakultete.

Pesha e këtyre të fundit bashkë me notën mesatare të tri viteve të gjimnazit caktojnë fituesit në shkolla.

Detajet e provimeve

Testi i Gjuhës së Huja është i pari për maturantët. Më 4 qershor ata do të testojnë njohuritë në një nga 4 gjuhët: anglisht, italisht, gjermanisht apo frengjisht.

Testi do të jetë i nivelit B1 dhe hartohet në përputhje me planin mësimor të gjimnazit.

Një javë më pas, më 11 qershor zhvillohet provimi i Gjuhë Letërsisë dhe me datë 17 ai i Matematikës.

Për tre provimet me detyrim testi do të përmbajë 25 pyetje nga të cilat 13 me alternativa që kanë nga një pikë dhe 12 me zhvillim të cilat në total vlerësohen me 50 pikë.

Ndërsa teza për dy provimet me zgjedhje, të cilat maturantët i caktojnë në Formularin A1 përmban 20 pyetje.

Dhjetë prej tyre janë me alternativa dhe vlerësohen me 10 pikë, ndërsa dhjetë të tjerat janë me zhvillim dhe kanë vlerën e 30 pikëve në testin që përmban 40 pikë gjithsej.

Njësoj si viti i kaluar provimet me detyrim zgjasin 2 orë e 30 minta, ndërsa dy provimet me zgjedhje zgjasin 3 orë.

Vetëm provimi i Gjuhës së Huaj me zgjedhje, “ TOEFL Junior Standard test”, që vlerësohet nga ETS Global, zgjat 1 orë e 55 minuta.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

TIRANA 2030/ Projektet arkitekturore që do të transformojnë kryeqytetin shqiptar (FOTO)

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po kalon një transformim të jashtëzakonshëm të nxitur nga një vizion ambicioz për të ardhmen e...

Mix4 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix4 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix4 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix4 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar4 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix4 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix4 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix4 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske4 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Facebook