Kryesore
Shehi: Rama nuk është i forti, është i keqi
Kreu i LZHK Dashamir Shehi tha se ndryshimet në kodin zgjedhor janë bërë në mënyrë të njëanshme dhe taktikisht e në mënyrë pragmatike.
Ndërkohë i ftuar në emisionin “Opinion”, Shehi tha se nga ana politike Rama ka dashur të japë sinjalin e të fortit tek populli.
“Nga ana politike Rama ka dalë t’i japi popullit shqiptar një sinjal që këtu i forti janë unë. Është i fortë ky i joni, thotë ai injoranti. Keq më vjen ta quaj injorant një pjesë të shqiptarëve që s’e kupton, që ky nuk është i forti, por i keqi”, tha Shehi.
Ndërkohë lidhur me faktin, se ndryshimet e njëanshme mund të ndikojnë procesin e integrimit, Shehi tha:
“Zoti Rama nuk do Europë. Kush s’e ka kuptuar është budalla. Ka 7 vjet që sa afrohet Europa, e përzë. Po të kishte qenë Europa, mendon se do ta linte ta mbillte drogë gjithë Shqipërinë? Po të kishin ardh inspektorë nga ato të Brukslelit mendon se do t’i jepte miliarda me PPP me këto karagjozlliqe që bën?” tha Shehi.