Lidhu me ne

Kryesore

Kryeministri që përuron banesat private

Nga Klodian Tomorri

Kryeministri qe peruron banesat private

Rastesisht u gjenda ne Vermosh kete fundjave. Fondi Shqiptar i Zhillimit permes Agjencise per Zhvillimin Ekonomik sapo kishte perfunduar rikontruksionin e dy ndertesave te kohes se komunizmit duke i pershtatur si qendra ne funksion te turizmit. Njekohesisht, qendra e fshatit ishte shtruar me kalldremin tipik te fshatrave malor. Nje pune e mire, por kaq. Nje investim i vogel, nga ato qe duhet te behen cdo dite me dhjetra ne nje vend, qofte ky dhe i varfer.Te dielen qe ne mengjes, i gjithe Vermoshi dukej ne shtetrrethim. Forcave te shumta te policise, u shtoheshin me dhjetra automjete te nepunesve te shtetit. Ministra, zyrtare ministrish, deputete, nepunesit e Bashkise dhe ata te kryeministrise kishin zaptuar gjithe fshatin. Me qindra. Nderkohe rreth ores 11, ne qiell filloi te kumbonte zhurma e nje helikopteri. Brenda pak minutash ne Vermosh u ul kryeministri.Me dhjetra kamera xhironin ato 50 metra katrore ku ishte kryer investimi. Kryeministri mbajti nje fjalim te gjate direkt dhe teksa fliste duartrokitej nga vartesit e tij te shumte qe kishte sjelle nga Tirana. Nga ana tjeter, funksionaret e tjere te qeverise shpjegonin neper intervista planet e medha te qeverise per zonen dhe per turizmin. Ndoshta ndonje nga ato intervista ka qene e financuar edhe me para publike. Fundja vetem Ministria e Bujqesise ka fond te posacem 600 milione leke ne vit, vetem per te promovuar arritjet e qeverise. Por kjo eshte nje ceshtje tjeter.Mua me pelqen te bej llogari. Fundja numrat jane e vetmja gje qe kemi me afer te vertetes. Fillova te mendoj se sa mund te ishte kostoja totale e rikonstruksionit te dy godinave dhe 30 rrasave te gurit dhe sa mund te ishte kostoja e mobilizimit te gjithe shtetit ne Vermosh. Nuk i kam shifrat e sakta, por kam shume frike se vetem kostoja e karburantit te helikopterit, me te cilin fluturoi kryeministri nga Tirana ne Vermosh e tejkalonte gjithe investimit. Kjo eshte qeveria qe kemi.Doja ta xhiroja te gjithe ate teater qesharak. Por nuk kisha mundesi se me kishte lene bateria e telefonit. Ne Vermosh dhe ne Lepushe shumicen e kohes nuk ka drita. Edhe atehere kur ka, tensioni eshte ne rastin me te mire 130 volt. Duke pare ceremonine e madhe te showt, nje nga punonjesit e bujtines, ku po qendroja, nisi te fliste me inat. “Ne vend te shtrojne nje kabull per dritat, sjellin gjithe shtetin ketu per 30 rrasa guri”- mermeriti. Nisa te qesh. Por marrezia nuk ishte e thene te mbaronte me aq.Pak metra tutje qendres se Vermoshit, 4 qytetare kishin ndertuar banesat e tyre private. Ishin disa shtepi te vogla, por te hijshme, tipike per fshatrat turistike malore. Te kater keta qytetare, u dekoruan nga kryeministri sepse kishim ndertuar nga nje shtepi. Motivin e dekorates nuk e mora vesh. Por jetojme ne kohe te cuditshme. Qeveri qe dekorojne njerezit se ndertojne banesa. Kush do ta kishte menduar. Nderkohe mendimet m’i nderpreu nje zhurme e forte. Ishte gjeneratori i bujtines qe u ndez. Qeveria e kishte perfunduar shown. Dritat ne Vermosh u fiken serish.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook