Aktualitet
Tërmeti në Turqi/ 85 të vdekur e 994 të plagosur, vijon puna në 6 ndërtesa
Ka shkuar në 85 numri i jetëve të humbura nga tërmeti në Izmir të Turqisë. 774 nga 994 qytetarët që u plagosën janë liruan nga spitali, ndërsa po marrin trajtim 220 qytetarë. 33,434 persona kanë ngelur pa shtëpi. Puna nga ekipet e kërkim-shpëtimit ka mbaruar në 11 ndërtesa dhe vazhdon ende në 6 të tjera. Deri më tani Turqia është përballur me 1148 pasgoditje
Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën. Tërmeti i 30 tetorit e kishte epiqendrën në Detin Egje, në një thellësi prej 10 km shumë pranë ishullit grek të Samosit, por numrin më të madh të viktima dhe dëmet materiale i shkaktoi më shumë në Izmirit të Turqisë.