Aktualitet
Basha: Tom Doshi është kryemafia e ilaçeve në Shqipëri
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar deputetin e mazhorancës, Tom Doshin se është kryemafiozi i ilaçeve në Shqipëri.
“Pse nuk e dini ju kush është në krye të mafies së ilaçeve? Tom Doshi është kryemafia e ilaçeve. E gjithë politika shëndetësore vërtitet drejt tij. Strumbullari është Tom Doshi. Nuk është i vetëm. Ka dhe një duzinë të tjerë, por atyre nuk ua di emrat. E sigurtë që me planin tonë për shëndetësinë s’do ketë asnjë hapësirë për mafien e ilaçeve. S’do pinë më shqiptarët ilaçe që nuk janë ilaçe. Ministria e Shëndetësisë do jetë një ndër shënjestrat e para nga Antikorrupsionit me themel. Qeveria më e babëzitur që i zhvati paratë e shqiptarëve në kohë pandemie dhe dënoi me vdekje deri më sot shqiptarë për shkak të korrupsionit e babëzisë”, tha Basha.