Aktualitet
Vallë po nënshkruajnë kapitullimin e tyre me dorën e vet, ata?!
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu, kumboi sot duke ndërhyrë në debatin e reformës për drejtësi dhe më konkretisht për Byronë Kombëtare të Hetimit.
Lidhur me debatin e palëve politike se nga cila do të jetë e varur kjo byro, Lu theksoi me tone të vendosura se ajo nuk do të varete nga askush, por do të jetë tërësisht e pavarur dhe agjentët e saj do të garantohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat do t’iu mbikqyrin edhe llogaritë bankare, për të monitoruar rastet e mundshme të korrupsionit.
Por folësi i lajmeve në Top Channel, Denis Dyrnjaja, ka ngritur një pyetje me vend lidhur me këtë çështje nga profili i tij në Facebook.
Shrkruan Dyrnjaja:
Ambasadori Amerikan lëshoi sërish sinjale shprese se ata që cilësohen si “Al Capone” të Shqipërisë do të përfundojnë në burg pas miratimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Deri këtu shumë mirë e shumë bukur
Por çështja është që këto deklarata bien ndesh me realitetin, sepse në fakt ata që vendosin për miratimin e Byrosë së Hetimit janë vetë Al Caponet e Shqipërisë (majtas e djathtas), me të cilët edhe Ambasadorit Amerikan i është dashur të takohet e të negociojë për ligjin në fjalë. Vallë po nënshkruajnë kapitullimin e tyre me dorën e vet, ata?!
Para se të them e pabesueshme më duket e pamendueshme!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu