Lidhu me ne

Gatime

Korja e bukës, vlerat befasuese për shëndetin dhe stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që fëmijët duhet të hanin koret e bukës sepse nuk do të kishin ftohtë në dimër. Korja e fortë e bukës ngjan më inferiore në krahasim me tulin e butë dhe lehtësisht të përtypshëm të saj.

Megjithatë, në aspektin shëndetësor, korja e bukës është shumë herë më superiore. Sipas të dhënave studimet mbi ushqimet favorizojnë më shumë konsumin e kores së bukës.

Korja e bukës kundër qelizave të dëmshme – Një studim Gjerman i kryer në vitin 2002 zbuloi se korja e bukës përmban një antioksidant që është i dobishëm kundër qelizave të dëmshme. Sipas studimeve, ky antioksidant gjendet tetë herë më shumë tek korja se sa tek tuli. Ky antioksidant quhet pronillysine dhe formohet gjatë gatimit të bukës, si të asaj me maja ashtu edhe asaj pa maja.

Është e pasur me fibër – Sipas të dhënave, buka përmban shumë fibër që ndihmon për tretjen dhe parandalimin e problemeve të sistemit tretës. Pjesa që ka më shumë fibër është korja e saj.

Cila bukë është më e mira? – Antioksidanti magjik tek korja është në kulmin e vet kur buka piqet. Studiuesit kanë zbuluar se buka e grurit dhe ajo e elbit kanë nivelin më të lartë të antioksidantëve. Sipas tyre, është e rëndësishme të konsumoni bukë me drithëra të plotë, të papërpunuara dhe të pazhveshura nga ushqyesit.

Një bukë e tillë është e pasur me fibër dhe ushqyes të tjerë. Sigurohuni që buka që blini të jetë 100% me miell të drithit të plotë. Buka me miell gruri zakonisht bëhet me një përzierje të miellit të bardhë dhe miellit të drithit të plotë dhe përmban më pak fibër. Rrjedhimisht, një bukë e tillë ka më pak vlera. Gjithsesi sigurohuni që të konsumoni më shumë kore nga buka juaj për të marrë më shumë vlera.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook