Sport
“Financial Football” zbulon pagën e De Biasit, i 14-ti në Europian
Gianni De Biasi është trajneri i 14-të më i paguar nga 24 trajnerët që janë kualifikuar me përfaqësueset që drejtojnë për në Finalet e Europianit Francë 2016.
Nga një analizë e bërë nga “Financial Football”, ky është klasifikimi i trajnerëve në bazë të pagave.
Trajneri më i paguar është ai i përfaqësueses angleze Roy Hodgson me 5 milionë euro në vit, duke lënë pas trajnerin e Italisë Antonio Conte me 4 milionë e 600 mijë euro, ndërsa trajneri i fundit është ai i Rusisë, i cili ka marrë vendin e Capellos dhe sipas kësaj analize është vullnetarë.
Ndërkohë, trajnerin e përfaqësueses kuqezi, De Biasi, “Financial Football” e ka klasifikuar në vendin e 14-të me një pagë mujore prej 23.333 euro në muaj apo 280 mijë euro në vit, pagë që e mban në klasifikim përpara trajnerëve të Kroacisë, Çekisë, Suedisë, Ukrainës, Rumanisë dhe të tjerë.
Gjithësesi nuk dihet se të çfarë periudhe janë referencat e marra nga “Financial Football”, pra nëse kjo është paga para apo pas kualfikimit për trajnerin tonë Gianni De Biasi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu