Lidhu me ne

Kryesore

Basha: Aferat mafioze të inceneratorëve do i anulojmë që ditën e parë të qeverisjes

Kreu i PD-së, Basha, premtoi anulimin e projekteve të inceneratorëve, të cilët sipas tij janë afera korruptive dhe dërgimin para drejtësisë të përgjegjësve për grabitjen e dhjetëra miliona eurove nga taksat e shqiptareve.

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, kryedemokrati tha ato kontrata janë të paligjshme dhe që ditën e parë në qeveri ato do anulohen.

“Prej ditës së parë të qeverisjes do i anulojmë aferat korruptive të inceneratorëve, me të gjitha mekanizmat ligjore që ka një shtet ligjor sepse janë kontrata të antiligjshme. Këto janë afera mafioze. Po të them diçka për afera shumë më pak se kaq ka përfunduar në burg kryetari i bashkisë së Veronës dhe drejtori i ndërmarrjes. Një kompani me 1 mijë euro që bëhet një ditë para se të marrë kontratën me një person që nuk i dihet ku i ka këmbët, që i ka të regjistruara të gjitha kompanit offshore, që merr 75 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe nuk ka bërë as 12% investime, nuk ka gjykatë që nuk e dënon.” – tha Basha.

Kreu i PD-së, tha më tej se forca politike që drejton ka një plan masash të qartë lidhur me kapërcimin e krizës në vend duke e akuzuar kryeministrin Rama për premtime të pambajtura.

“Unë s’kam premtime, kam plan që është krejt i zbatueshëm. Është pjesë e një pakete masash. S’i ka mbajtur premtimet ka 7 vite. Një nga arsyet që mjafton për ta larguar është se nuk ka mbajtur asnjë premtim. Paga minimale, është pjesë e një pakete masash. Në drejtim të ekonomisë dhe të gjitha fushave të tjera do ketë personalitetet dhe profesionistët më të mirë të vendit në 30 vite. Taksa e sheshtë 9% do luftojë informalitetin.” – shtoi Basha.

MË TEPËR

Sport23 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix23 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix23 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix23 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix23 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix24 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix24 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix24 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix24 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook