Lidhu me ne

Kryesore

Një shfaqje e suksesshme për një qeverisje të njollosur

KRYEMINISTRI NË “OPINION”/ Rama: Nëse një gjykatës jep vendim skandaloz, do  të arrestohet – AlpeNews

Intervista e kryeministrit Edi Rama përballë disa gazetarëve në studion e emisionit “Opinion” afirmoi një të vërtetë me rëndësi politike, por edhe gazetareske: zoti Rama drejton një shfaqje të suksesshme që mbulon një qeveri të paskuesshme, në mos të dështuar.

Ai iu shmang thuasje të gjitha pyetjeve që mundet të ishin më të mira, duke iu përmbajtur parimit të komunikimit me qytetarët. Aty ku pyetej për procedurat e inceneratorëve, një temë kjo e nxehtë dhe që fsheh shumë probleme, z. Rama këmbëngulte për të vendosur dallimin visual mes situatës së djeshme me mbetje rrugëve dhe gjelbërimit të sotshëm në impiantet e reja. Në të vërtetë edhe qytetarët në pikëpamjen e tij kaq do memorizojnë, duke zhbërë kështu një kauzë që është kapur nga PD-ja.

Ai injoroi kryetarin e PD-së që nuk dinte si ta sqaronte një shifër që kërkonte shpjegime, rezultoi si viktimë nga një sulm fare vulgar i Sali Berishës, luante teatrin e pedagogut këmbëngulës nëpër studio, duke vendosur në finale tonin e diskutimit.

Është një ballafaqim i pabarabartë. Gazetarët bëjnë pyetje, por debatit, që do të duhet të evidentojë problematika, i mungon një drejtësi si përmasë teorike prezente dhe një reagim shoqëror efektiv. Përndryshe ky ballafaqim studiosh ku thuhet shumëçka dhe asgjë nuk ndodh është thjesht dhe vetëm një ritual televiziv që mban gjallë sukseset e një njeriu të vetëm. Koha ka sjellë dukuri të reja që kërkojnë përgjigje dhe ku z. Rama luan i vetëm sepse përtej të qenit kryeministër është dhe sillet si dukuri televizive dhe i mediave sociale. Dhe kur një qeverisje si kjo arrin të mbulohet mirë me shfaqje ku vlen vetëm shikueshmëria, atëherë ajo është e rrezikshme për mbarë vendin./Respublica.al

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook