Lidhu me ne

Temporal

Rrumpalla si arkitekturë politike

Rama shkatërron skemën e pensioneve të administratës, 110 milionë euro  sigurime të papaguara. Ku shkuan paratë?

Ky u bë diktator, bën çfarë do!

Kjo është një fjali që e dëgjon shpesh së fundmi nga njerëz që nuk e durojnë dot më këtë qeveri, por që nuk dinë si t’i japin dum çështjes së mungesës së alternativës. Për një parantezë: socialistët bëhen të pështirë, demorkatët të urryer. Shumëkush mund të kujtojë socialistët e Fatos Nanos në vitin 2004-2005, të kujtojë Fatos Nanon dhe delirin e tij, derisa siç edhe e tregojnë vetë i erdhi një pusullë e futi nja ca hithra bythëve.

Sot socialistët, rilindas apo jo janë po aq të pështirë në sytë e një pjese të njerëzve të këtij vendi. Në dallim nga rivalët e tyre tradicionalë, socialistët përveç se vjedhin bëjnë edhe moral dhe sepse preferojnë luksin e dukshëm. Kuptohet ky është një perceptim deri diku i përgjithshëm, pasi nuk ka studime pët këto gjëra. Për t’iu kthyer temës së fillimi: Edi Rama diktator nuk është ndonjë realitet. Shikoni fytyrën e këtij njeriu dhe e kuptoni se ai është një klloun i suksesshëm politik që improvizon dhe mashtron. Ai nuk ka strukturë të menduari politik, ai e konsumon pushtetin, nuk e adhuron atë. Një diktatori i intereson pushteti shpirtëror ose afirmimi i modelit të tij, z. Rama I intereson të jetë rehat duke bërë fasada dhe kulla që janë edhe maksimumi i ambicies që ka.

Edi Rama Funny Moments Quarantine(2020) - YouTube

Ai gënjen dhe mashtron me të njëjta zeje si paraardhësi i tij duke shtuar estetikën e një parvenuje që shpall vendin e vet në histori. Mirëpo përkufizim i tij si Diktator është në fakt gjendej psikologjike e atyre që e urrejnë, apo nuk e honepsin dot, pse emër tjetër nuk i gjejnë dot.

I korruptuar? Hajdut? Po kush nuk është? Krahu rival e kundërshton zotin Rama me të vetmen akuzë që mund të përdorë pa qenë vetë në shënjestër. Në këtë kuptim Diktatura është broshurë e detyruar për gjelltoren e opozitës që nuk arrin të orientohet dot në një skenë ku e vetmja fitore apo shpresë ngjallet nga mesazhi për subversion ndaj sistemit. Premtim të cilin ajo as e bën dot, as nuk mund ta bëjë. Ndaj në këtë teatër me hapësirë të kufizuar z. Rama ka pozitën më komode, pse ndonëse më I pështiri sipas një optike, është më “i zgjuar” sesa kundërshtarët që janë inekzistentë.

Edi Rama humor me opinionistet dhe portalet ne Kosove - YouTube

Kështu duhen parë edhe pickimet e tipit anofel që vijnë nga këneta e fekalit mediatik pranë tij që shpesh e më shpesh stigmatizon si  budallenj dhe të gjysmakë opozitarët, për të ngulitur pikërisht këtë psikologji prej të pamaposhturi. Kjo është diktatura e dështimit, ku aderon vetë opozita. Pasi përndryshe ne pamë sesi edhe Sali Berisha që argaliset në Facebook e detyroi me nja dy shifra e një skicë Edi Diktatorin të autofilmohej në shtëpinë e tij në Surrel, aty ku siç i thonë “i dhemb aq shumë”.

Albanian prime minister Trolling - 9GAG

Por z. Berisha hoqi dorë dhe kaloi te revolucioni, një fushë retorike – as e tillë nuk është më – ku z. Rama ndihet rehat. Vallë kaq nuk kuptojnë këta të opozitës? Me siguri që jo. Ky është nga ata farë diktatorësh që kërkon ta ndajë pushtetin, do tepsinë dhe jo më timonin sepse ka sëkëlldi të mëdha. Ndaj ky budallallëku në keqleximin e këtij pushteti që zvarritet është monumenti që z. Rama po ngre dhe ndihmon të ngrihet, sepse ashtu fsheh atë monumentin e jetëgjatësisë në pushtet. Nga perspektiva e tij duhet të jetë shumë argëtuese të shohësh sesi ngatërrohet njerëzia me këmbët e veta, sesi mrrokulla banale që lëshohen në Facebook marrin udhë e çalltisin si teza stretagjike në media dhe politikë, duke gjetur aty edhe ato që vetë autori si kishte ndërmend. Në fund të fundit z. Rama një gjë e ka kuptuar: Rrumpalla është politikë në Shqipëri. / Respublica.al

Albania votes amid opposition boycott - BBC News
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

6 lloje ushqimesh që mund të shkaktojnë celulit

Celuliti edhe pse nuk përbën një rrezik serioz për shëndetin, mund të krijojë probleme estetike. Duhet të dini se celuliti...

Mix13 orë më herët

Horoskopi javor i karrierës

Dashi: Çështjet që lidhen me financat mund të duken paksa të ndjeshme këtë javë dhe kjo mund të ndikojë në...

Mix14 orë më herët

Zbulohet pasuria marramendëse e Dua Lipës

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila u fejua pak ditë më parë me aktorin Callum Turner, 34 vjeç,...

Letersi17 orë më herët

“Nëse do të vish” poezia më e lexuar në internet kohët e fundit

Nëse do të vish – Nga Bilbil Beqiri Eja thjesht, si njeri,pa trastat mbushur plot, pa flori, pa stoli, trokit...

Mix17 orë më herët

Billie Eilish thyen rekord botëror me këtë këngë *.*

Billie Eilish vazhdon të thyejë rekorde njëra pas tjetrës duke arritur majat e suksesit. Së fundmi, kënga e saj “Birds...

Kritike18 orë më herët

Të gjithë partitë premtojnë rritje rrogash dhe pensionesh, por askush nuk lufton për uljen e çmimeve

nga Endri Tafani Të gjithë partitë politike premtojnë rritje rrogash dhe pensionesh, por askush nuk lufton për uljen e çmimeve...

Mix18 orë më herët

iPhone 17 Air do të jetë tepër i hollë dhe jo shumë i shtrenjtë

Një raport i ri i publikuar në internet zbulon se iPhone 17 Air, i cili do të zëvendësojë modelet Plus,...

Mix18 orë më herët

Menopauza – 10 Vitaminat më të mira për menaxhimin e simptomave

Një regjim i shëndetshëm ushqimor është një nga mënyrat më të mira për të menaxhuar hormonet dhe për të minimizuar...

Mix18 orë më herët

5 sekretet e Tony Robbins për të arritur qëllimet: Nisni në fillim të vitit

Në seminaret dhe konferencat e përvitshme që Tony Robbins zhvillon, gjithnjë pyetet nga publiku i tij, se cilët janë sekretet...

Mix18 orë më herët

Pagjumësia, 10 faktorë që na pengojnë të flemë mirë

Shumë njerëz vuajnë nga pagjumësia në mënyrë episodike dhe përballen me pagjumësi kronike dhe pasojat e saj. Ky problem është...

Facebook