Lidhu me ne

Kryesore

Si po na vjedh inceneratori i Tiranës?

Kam pasur bindjen që në shkurtin e 2018-ës, kur në emër të PD-së ftova në interpelancë Ministrin e Energjitikës, për inceneratorët, se sa më shumë të gërmosh aq më shumë prova zbulon për këtë krim korruptiv. Përmbledhtazi duhet të shpjegoj faktet përballë shpikjeve:

– Një kompani guaskë me qendër në parajsa fiskale, pa asnjë ditë eksperiencë në fushën e mbetjeve dhe në shkelje të çdo ligji për prokurimet, sot duhet të kishte mbyllur gojën, por del dhe flet për një koncesion, që paguhet me paratë e Buxhetit, sikur t’i kish paratë personale.

– Skema, përmes së cilës mbetjet e Durrësit u dërguan në Inceneratorin e Tiranës është tipike mafioze. Siç edhe investigimi i BIRN-it zbulon, fillimisht qeveria kërcënoi dhe detyroi mbylljen e venddepozitimit të Porto Romanos, pastaj e mbyti qytetin në plehra ndërsa i bënte bashkisë presion që këto mbetje të dërgoheshin tek Inceneratori Tiranës. Sipas vetë përllogaritjeve të bashkisë së Durrësit, në 5 vitet e ardhshme, kostot për këtë lëvizje të detyruar nga qeveria – PPP janë rreth 14 milionë euro. – Nëse vëllezërit tanë nga Kosova, gjatë fatkeqësisë së tërmetit erdhën dhe madje paguan taksën e Rrugës së Kombit për të sjellë ushqime dhe njësi shpëtimi, qeveritarët që fshihen pas inceneratorëve, e taksuan bashkinë e drobitur të Durrësit me 24 euro për ton për lëvizjen e inerteve. Fytyra e vërtetë e atyre që edhe në tragjedi bëjnë biznesin e preferuar, rrjepjen e shqiptarëve.

– Sot e kësaj dite, Inceneratori i Tiranës po menaxhon plehrat e Durrësit, ndërsa qytetarët e Durrësit shumë shpejt do të vuajnë mbi kurriz rritjen e tarifave të pastrimit. Shifrat e buxhetit flasin vetë.

– Sakaq, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kompania e inceneratorëve duhet të investonte për periudhën 2018 – 2019, vlerën e 93 milionë eurove, por në të vërtetë ajo ka investuar vetëm 12 milionë euro (12% të vlerës që duhet të kishte investuar).

Së fundi, por jo nga rëndësia, banorët dhe bizneset e Tiranës shohin shtrenjtimin me mbi 30% të tarifës së pastrimit vetëm nga kjo PPP.

Një biznes i vogël paguan 1500 lekë më shumë, një biznes i madh paguan 7500 lekë më shumë, ndërsa bizneset e mesme paguajnë 11 mijë lekë më shumë.

Vetëm biznesit, tarifat i janë rritur 15% pa përllogaritur kostot për qytetarët e Tiranës, të cilët praktikisht vidhen dy herë, në fillim nga paratë e Buxhetit të Shtetit që shkojnë për Inceneratorin e Tiranës (vlera totale 400 milionë euro) dhe së dyti, nga tarifa e rritur abuzivisht që shkon po për Inceneratorin e Tiranës. Me të dy duart në xhepat e varfër të shqiptarëve.

Prandaj nuk përbën ndoshta habi, ngatërrimi i administratores së kompanisë pas të cilës fshihen pronarët Mireli – Ahmetaj – Rama, e cila nuk dallon dot ende se kush janë paratë e shqiptarëve dhe kush ato të kompanisë së inceneratorëve.

Ajo na tregon se si tanimë haptazi, qeveria – PPP dhe anëtarët e saj nuk po bëjnë më dot dallim se kush janë paratë e tyre dhe kush të shqiptarëve.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix15 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix17 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix17 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix17 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar21 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar21 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix2 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix2 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix2 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook