Lidhu me ne

Kryesore

Skandali, koncesioni i skanimit merr 16 mln euro në vit për 30 zbulime

Duke qenë se kontratat koncensionare me partneritet Publik-Privat janë një praktike e re, defektet që ato po shfaqin gjatë zbatimit më shumë gjasë do të rrisin më tej kostot ndaj qeverisë dhe taksapaguesve shqiptare.

Në të shumtën e rasteve kostot në dukje janë më të larta se përfitimet. Për shembull koncesioni i Skanimit në Dogana që u dha në vitin 2013 dhe u rinegociua në vitin 2015 i siguron të ardhura vjetore kompanisë gati 16 milionë euro, por nuk ka rezultatet të matshme të përfitimeve.

Për vitin 2019, të 5 pajisjet e skanimit në dogana kanë evidentuar vetëm 30 raste kontrabande dhe kalim të paligjshëm të mallrave në kufijtë tanë. Ndërkohe 5 vite nga zbatimi i kontratës nuk ka një analizë të qartë për përfitimet që qytetarët shqiptare kanë pasur nga koncesioni në krahasim me pagesat vjetore që bëjnë nga taksat e tyre.

Për vitin 2019 financimi nga buxheti i shtetit për koncensionin e skanimit ka qenë në vlerën rreth 1,5 miliardë lekë, duke rezultuar me një realizim prej 99.8 përqind të planit vjetor.

Në lidhje me numrin e kontenierëve që kanë kaluar në doganë (import, eksport, tranzit) për vitin 2019 janë shënuar 50,013 të tillë, ndërsa numri total i skanimeve për këtë vit ka qenë 266,665 (këtu përfshihen kontenierë, automjete, autobuzë etj). Nga skanimet koncensioni përfiton edhe rreth 3 mln euro të ardhura.

Referuar numrit të kontenierëve që skanohen në doganat Kapshticë, Morinë, Qafë Thanë dhe Kakavijë, skanohen të gjithë kontenierët që kalojnë nëpëmjet këtyre pikave kufitare, ndërsa në Doganën e Durrësit skanimi i kontenierëve bëhet mbi bazën e profileve të riskut- natyrës së mallit, origjinës etj.

Nga të dhënat e gjeneruara nga sistemi i skanimit dhe mbikëqyrur rregullisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave numri i skanimeve të kryera ka pasur tendencë rritëse, nga 169,528 në vitin 2017 në 266,655 në vitin 2019.

Kjo kontratë koncesioni operohet nga kompania “S2 Albania” dhe është një projekt i formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim).

Kjo kontratë koncesioni është miratuar fillimisht me anë të Ligjit Nr.123/2013 dhe është ndryshuar më pas me Ligjin Nr.74/2015, për shkak të kundërshtimeve të hasura nga bizneset në vend, pasi vlera e pagesës për deklaratat doganore implikonte kosto të larta për këto të fundit.

Ndryshimet e bëra konsistonin në rishikimin e vlerës së tarifës së skanimit për deklaratat doganore. Nëse para ndryshimeve tarifa për çdo deklarate doganore të skanuar ishte 39 euro, tashmë me ndryshimin ligjor tarifa e skanimit u vendos të jetë 5 euro për deklaratat doganore nën ose të barabarta me 1000 euro dhe 22 euro për deklaratat doganore mbi 1000 euro.

Pas ndryshimeve, të ardhurat e shoqërisë koncesionare janë siguruar nga pagesat e bëra nga Autoriteti Kontraktues, i cili i paguan një tarifë prej 2,260,000 Euro për Shërbimet e Caktuara për çdo Vend, tarifë e cila do rritet çdo vit me koeficent 1.03. Nga kjo tarifë do të zbritet tarifa mujore koncesionare prej 2 për qind e cila duhet t`i paguhet Autoritetit nga shoqëria koncesionare. Diferenca e mbetur përbën Tarifën e Shërbimit të Vendit, e cila do paguhet në bazë mujore.

Me ndryshimet e vitit 2015, përfitues i tarifës së skanimit të deklaratave doganore është Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Koncensionari përfiton gjatë periudhës së kontratës së koncensionit një tarifë bruto mesatarisht prej 13.5 milion Euro në vit (për 5 Vende Skanimi), sipas të dhënave nga Ministria e Financave.

Por ministria e Financave ka lajmëruar një rrezik të ri të kësaj kontrate që është risku i transferimit të aseteve në pronësi të shtetit shqiptar, pasi në kontratë nuk është e shprehur nëse ky kalim i aseteve do të bëhet i pashoqëruar me detyrime të mbartura.

Defekti në kontratë e lë ta hapur mundësinë që koncensioni t’i kthehet shtetit me një barrë detyrimesh duke rënduar edhe me tej eficencën e koncensionit. /Revista Monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 javë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix2 javë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar2 javë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 javë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 javë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 javë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 javë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 javë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 javë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 javë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook