Kryesore
Gazmend Paja: Erion Veliaj është njeri i punës
Pas Valbona Selimllarit, edhe aktori Gazmend Paja ka dalë publikisht të bindë shqiptarët që Veliaj punon në detyrën që ka.
Gjatë një fjalimi në Asamblenë Socialiste të Farkës, Paja theksoi se “ka fatin” ta njohë nga afër kryebashkiakun dhe e quajti atë si njëri të punës.
“Dikush më pyeti dhe më tha se përse iu bashkove Erion Veliajt dhe shokëve të vet. Në fakt Jo, këta më janë bashkuar mua. Sepse unë dua një vend më të mirë, siguri më të madhe, dua të kem një vend të qetë ku të rris djalin tim. Kështu pra, kur vendosa që të kandidoj për Këshillin Bashkiak të Tiranës, mendoj që kam bërë një zgjedhje shumë të mirë, sepse më besoni, nuk ka ndjesi më të bukur se sa të kontribuosh konkretisht për transformimin e qytetit tënd. Unë jam njeri i punës, e besoj këtë dhe punoj fort. Ndaj duke besuar këtë e mbështes lali Erin bashkë me shokët e vet. Kam fatin ta njoh edhe nga afër se sa fort punon ai. Kështu që i jam mirënjohës për të gjitha ato që ka bërë për qytetin tonë”, u shpreh artisti i mirënjohur Gazmend Paja.Video Player00:0001:22
Siç kanë treguar pamjet e shpërndara nga Veliaj vetë, ka nxjerrë influencerat për të treguar se si ai është njëri i punës.
Më parë kemi parë aktoren Monika Lubonja dhe ish-misin Valbona Selimllari, në rolin e influencerave politikë, të cilat kanë mbajtur dhe fjalime duke treguar se si “Lali Eri të mbaron punë”.