Kryesore
Nuk janë dhëmbët e Elisës, por proteza e Ramës
Nga Endri Shabani
Kete jave qe shkoi, nje fragment debati ku une isha protagonist u be viral, duke krijuar nje gallate ne rrjet qe nxiti shume fantazi.
Behet fjale per nje moment gjate debatit ne emisionin Open ne TCH, kur ministrja Elisa mu drejtua duke me thene se (i) per ate qe une jam, dhe (ii) per vota, ajo “me ha per mengjes”.
Te jem i sinqerte kam qeshur shume keto dite me statuset dhe memet qe me dergonin miqte. Ne fakt, kjo shprehje e perkthyer nga Anglishtja, e thene per te treguar nje vetekenaqje pertej kapacitetit te kercenuesit, vetvetiu te ben per te qeshur.
Mirepo, e pare nga nje kendveshtrim tjeter, kjo arrogance ka edhe disa nota serioziteti.
Nuk arrij ta imagjinoj dot se cfare do te ndodhte ne Britani nese nje minister do i thoshte ne nje televizion kombetar nje pedagogu dhe aktivisti qe “une ty te ha per mengjes”. Ne bindjen time ai minister nuk do ishte me i tille deri ne dreke. Por ne nuk jemi Britani.
“Ku e gjejne gjith’ k’te guxim, mor jahu?” me pyeti dikush.
(i) Ne lidhje me pjesen e pare, per ate qe une kam arritur, mendoj se nje qytetar nuk duhet te jete dikushi qe ministrja mos ta haje per mengjes (!). Une mendoj qe edhe sikur une ta kisha kaluar jeten duke numeruar yjet, tespiet, apo pllakat e bulevardit, perfaqesuesi me i larte i shtetit, sic eshte nje minister, duhet te me trajtoje me respect dhe dinjitet. Ne prandaj i mbajme me para dhe privilegje Elisen me shoke, qe te kujdesen vecanerisht per ata qe nuk ia kane dale dot vete ne jete.
Mirepo, qellon qe une kam nje doktorature nga Universiteti i Oxfordit, nje burse Clarendon, dhe nje karriere si pedagog ne disa nga universitetet me te mira te Botes, dhe si konsulent i organizatave me te medha nderkombetare. Pra, per nga formimi dhe per nga arritjet akademike besoj se kam nje karriere pak me te merituar se te Elises. Por une nuk kam qene doganier… Keshtuqe aq sac kushtojne cantat e ministreshave, nje pedagog si une nuk i fiton dot as ne nje vit.
Diplomat e mia Elises nuk i hyjne as ne sy dhe as ne stomak, pasi metri mates nuk jane as shkollimi dhe as puna e ndershme, por pasuria materiale.
E sigurisht, qe sikur une te kisha punuar edhe dy jete, nuk do krahasohesha dot me ata qe levizin me makina 150 mije euroshe, apo ata qe parate e buxhetit te shtetit i fshehin neper bodrume dhe streha fiskale.
Ne boten me cudira ku jeton Elisa, ne jemi thjesht miza qe iu prishim qetesine me zukatjet tona per trajtim te barabarte, demokraci, dinjitet e brockulla si keto…
(ii) Ne lidhje me pjesen e dyte, ate te votave. Ne nje sistem te lire, votat tregojne mbeshtetjen tone per nje politikan. Ne kete pike, nje politikan qe mburret me votat qe ne i japim, nuk eshte me shume se nje infantil qe vdes per vemendje.
Mirepo, ne nje sistem me lista te mbyllura, ne nuk votojme per kandidatet. Keshtuqe Elisa qysh se eshte futur ne politike dhe deri ne diten kur zotohej se do me perbindte, nuk eshte votuar asnjehere. Me ler ta theksoj: Asnje dite ne jeten e saj Elisa nuk eshte votuar drejtperdrejte nga populli! Elisa, ashtu si 139 koleget e tjere, kane hyre ne Kuvend sepse keshtu ka dashur kryetari i partise.
Sic nuk ka mbetur i madh dhe i vogel pa e mesuar, kryetaret e partive kane ngritur makineri qe grumbullojne vota permes premtimeve, shkembimeve, parave, manipulimeve dhe kercenimeve. Prandaj, votat nuk jane me shprehje e mbeshtetjes tone, por tregues i “fuqise” se tyre.
Kjo eshte edhe arsyeja perse politikanet ne Shqiperi i trajtojne votat si prone private, duke iu referuar si “votat e mia”. Helbete!, i kane blere me para ne dore.
Pra, thene me fjale te tjera, Elisa nuk mburret me dhembet e saj, por me protezen e Rames, ku sigurisht ajo eshte njeri prej dhembeve te qenit, qe perdoren per te shqyer mishin e kundershtareve.
Roli qe ajo ka marre eshte telendises dhe dekurajues per gjithcka ajo perfaqeson. Deklaratat e saj per filma me perdhunues, fleterrufete per kundershtaret politik, dhe gjithe rolet publike qe ajo luan, kontribojne ne krijimin e bindjes qe as grate, as te rinjte, dhe as te shkolluar jashte, nuk jane me mire se burrat qe na kane qeverisur gjate 80 viteve te fundit. Dhe ne fakt, kjo eshte drama e vertete.
Gjene mire qe ka nje kohe per cdo gje. Kercenimet e tyre jane klithmat e atij qe po bie drejt fundit te humneres, sepse ujkut plak i ka ardhur per te shkuar, e bashke me te edhe dhembeve te krimbur nga pushteti…