Kryesore
“Eurosig”, fitues i tenderit për blerjen e “INSIG”. Qeveria kërkon pagesën brenda 30 ditëve, përndryshe “humbet e drejta e blerjes”
Qeveria shqiptare ka zyrtarizuar shitjen e kompanisë “INSIG” duke njohur si fituese ofertën e kompanisë “Eurosig”. Përmes një vendim, marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar “procedura e tenderimit për shitjen e paketës së aksioneve prej 100 për qind, të zotëruara nga shteti në shoqërinë “INSIG”, sh.a., Tiranë, dhe shpalljen fitues të tenderit shoqërinë “EUROSIG”, sh.a”. Po kështu vendimi rregullon edhe kryerjen e pagesës e cila duhet kryer “brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e lëshimit të autorizimit nga Ministria e Financave”. “Në të kundërt, nëse kjo shoqëri nuk paguan brenda afatit të sipërpërmendur vlerën e plotë të ofruar në tender, humbet të drejtën e blerjes dhe pagesa e ngurtësuar prej 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekësh për pjesëmarrje në tender nuk i kthehet”, thuhet në vendim.
http://www.kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mble…
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu