Lidhu me ne

Mix

Ledri Vula flet për njohjen me Sarën, ndjesitë e para si baba dhe planet për dasmë

Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë! Mirëpo, nuk dimë shumë për historinë e çiftit, pasi nuk i shohim shpesh në intervista. Edhe lajmi i shtatzënisë ishte një befasi për të gjithë.

Dhe meqë Ledri nuk pëlqen të jetë shpesh i pranishëm në televizione, televizioni Klan ka shkuar në shtëpinë e tij. Këngëtari, së bashku me prindërit, të ëmën Xheraldinën dhe të atin Agronin, kanë bërë një bisedë të gjatë me Ardit Gjebrenë.

Sigurisht që tema kryesore për të cilën të gjithë kanë kureshtje është Sara dhe familja që ata po krijojnë, prandaj nuk kishin si të mungonin disa pyetje ngacmuese.

Reperi rrëfeu se takimi me Sarën ishte totalisht një rastësi gjatë një koncerti në Gjermani. Pas takimit të parë, ata kanë folur në Instagram dhe më pas janë takuar. Madje, ai ka thënë se ka qëndruar edhe pa gjumë për të folur me Sarën, kur ajo ka qenë me studime në Meksikë.

Ndërsa me kalimin e kohës, kuptoi që ishte e duhura.

“Kur kalon kohë bashkë, kur gjen një mirëkuptim, një kompromis… kur kalon një kohë dhe nuk të ikën dashuria […] Ka ndodhur me kohën. [Ka ndikuar] edhe Sara, edhe koha [mosha]…” –është shprehur Ledri.

Mirëpo, tani e kanë kuptuar që janë bërë për njëri-tjetrin dhe po presin të plotësohet familja me ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

Ledri rrëfeu se gjëja e parë që i erdhi në mendje kur zbuloi që ishte vajzë ishte nëse do ta ngacmonte dikush dhe a do ishte në gjendje ai që ta mbronte. Diçka kjo që e bëri të reflektojë si është sjellë në të kaluarën dhe përfitoi nga rasti që të kërkonte falje nëse ka lënduar dikë, pasi e ka bërë pa dashje.

Kuriozitet të madh ka edhe për emrin që do të zgjedhin për bebushen, por duket se çifti ende nuk ka vendosur asgjë.

“E kemi menduar, por akoma nuk kemi vendosur. Nuk e dija se ishte kaq e vështirë. Unë si dembel që më the më herët, i lë gjërat për minutat e fundit, atëherë më pëlqen t’i kryej punët”, -u shpreh reperi.

Ndërsa për sa i përket dasmës, me shumë mundësi do të kemi një, kjo për t’u plotësuar dëshirën prindërve, të cilët e kanë me më shumë qejf nga vetë Ledri dhe Sara.

“Babi ka qejf të bëjë një dasmë, se unë jam veç një djalë në familje, por nuk e di. Sara nuk e ka dhe shumë me qejf, më shumë kanë qejf familjet se ne,” –është shprehur ai teksa ka shtuar se do të donte që dasmën ta bënin në plazh, “Me qejf do kisha patur të kisha shokët, se familja normal, por shokët ta bëjnë dasmën. Me qejf e kisha bërë në plazh, në det. Fatkeqësisht nuk kemi në Kosovë.”

Me sa duket, së shpejti do të kemi një dasmë!

MË TEPËR

Sport9 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix9 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix9 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix9 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix9 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix9 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix10 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix10 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix10 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix10 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook