Lidhu me ne

Mix

Tani e tutje me shami / Mbulohet Shkendije Mujaj: I dashuri im është Allahu, fitoja lekë haram

U paraqit si një nga femrat që nuk njeh tabu, për vite të tëra realizoi projekte të cilat ishin atraksion në botën e skenës muzikore. U përfol shumë e shumë, saqë në një moment ajo vendosi të mbulohet. Shkëndije Mujaj vjen në këtë intervistë ku tregon arsyet pse u mbulua, rrugën e Zotit të cilën po e ndjek dhe arsyet e tërheqjes nga muzika.
U bë një kohë që nuk ke publikuar ndonjë projekt të ri, do të thotë kjo që je tërhequr nga muzika?
Shumë e vërtetë është se jam larguar nga muzika, të paktën me stilin që kisha.
Çfarë përfitove dhe çfarë humbe nga karriera muzikore që kur ke filluar?
Fitova shumë gjëra materiale, të cilat ashtu siç erdhën shpejt edhe ikën shpejt, pare pa pikë bereqeti (haram). E humba kohën duke jetuar pa shijen e Imanit, kënaqësi që nuk të kërkon asgjë përveç bindjes ndaj Zotit. Thjesht njoha shumëkënd por jo atë që më krijoi.

received_968807873620870
received_343422020035964
received_619545912083235
shkendije

E ke përjetuar rëndë humbjen e nënës; sa mundesh me e gjet veten tani dhe si është jeta jote?
Po i dashuri im Allahu xh.sh. e mori nënën time të bukur, që më solli në këtë botë dhe akoma e ndjej dhimbjen, mungesën, malli vjen e shtohet, por unë nuk mund të kuptoj të tjerët që e lëshojnë në dhe nënën, babain, motrën, vëllaun, duke mos i shtruar vetes pyetjet ‘ku shkoi?’ dhe ‘a ka nevojë t’i ndihmojë diçka?’. Vazhdojnë jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ajo më rri para syve; kur e pashë nënën time të ngrirë dhe të ftohtë, u binda se caktimi i Allahut do të ndodhë pamëshirshëm dhimbjes sime. Por unë e dua Allahun edhe më shumë, i lutem me kënaqësi ta mëshirojë nënën time dhe të na ribashkojë në xhenet inshallah.

Mendon se je e gatshme të bëhesh nënë dhe të krijosh familje pavarësisht asaj që e mban fshehur hermetikisht jetën private?
Unë jam e gatshme të pranoj çfarë vjen nga Allahu, ai është planifikuesi im.
Ka pak kohë që ke vendosur ferexhe; çfarë do të thotë kjo?
Mbulesa ime është biznes me Allahun.
Mbështetësit dhe fansat nuk do kenë mundësi të shohin videoklipe sensuale nga Shkëndija?
Ndjekësit e mi do kenë shansin të njohin të vërtetën inshallah. Do mundohem t’u paraqes realitetin.
Porosia juaj për femrat, qoftë të famshme apo jo…
Porosia ime për të gjitha femrat është: feja islame nuk erdhi të na vështirësojë jetën neve, por të na lehtësojë, se çdo gjë çfarë është urdhëruar nga Allahu është për të mirën tonë pavarësisht se ne nuk e kuptojmë fillimisht. Kur unë pata dalë para 10 viteve me deklaratën që i arrita format e mia përmes sportit, askush nuk më besoi. Pastaj e provuan dhe u bindën. Tani e kam edhe një mesazh: provojeni vetë. #Namazchallenge; nëse nuk do gjesh lumturinë që je duke kërkuar ndër vite, eja më kërko mua. E provuar dhe aprovuar 1 milion për qind, garantoj.

MË TEPËR

Sport2 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix4 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook