Lidhu me ne

Kryesore

Sigurisht që Rama do të kërkonte një mandat të tretë

Klementin Mile

Sigurisht që Rama do të kërkonte një mandat të tretë. Pak rëndësi ka nëse ky do të jetë një mandat që do të rrijë mbi shpatullat e socialistëve apo do të ulet në prehrin e rilindësve. Të gjithë ata opozitarë që kanë thënë lart e poshtë se Rama do ta lëshojë pushtetin, se Rama ka bërë marrëveshje me Bashën për rrotacionin, duhet ta pranojnë naivitetin e analizës politike të tyre. Përveç gabimit të naivitetit, ata bëjnë edhe fajin e aludimeve elektoralisht të papranueshme për kryetarin e tyre Basha, si “njeri që pret ta marrë pushtetin në tavolinë”.

Rama e bëri të qartë publikisht se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga pushteti, as ai as Partia Socialiste. Ai përcaktoi drejtuesit politikë të qarqeve dhe, prej asaj liste, nuk vihet re ndonjë shenjë dorëzimi apo tërheqje. Përkundrazi. Ata që Gazmend Bardhi i quajti “hajdutët e vjetër” janë në fakt shenjë e qartë se Rama nuk ka ndërmend të pranojë ndonjë rrotacion pushteti. Logjikat opozitare se Rama duhet ta pranojë rrotacionin sepse i bëri 8 vite, ose sepse e rrënoi vendin, ose sepse e kanë braktisur të gjithë mbështetësit e fuqishëm, ose sepse nuk ka asnjë ide qeverisëse për ta nxjerrë vendin nga kolapsi, ose sepse është lodhur dhe konsumuar nga qeverisja, të gjitha këto janë thjesht naive dhe, nga pikëpamja e mobilizimit opozitar, të dëmshme.

Duke kërkuar mandatin e tretë, Rama në fakt po i bën nder opozitës, duke e zgjuar nga gjumi i thellë i ëndërrimeve ku pushteti vjen duke pritur. Apo edhe vetëm duke denoncuar, çka është një formë tjetër pritjeje për të shtyrë kohën në opozitë, por që nuk të sjell në pushtet. Denoncimi, sigurisht, është i domosdoshëm për një opozitë. Por ai është i pamjaftueshëm në rrugën drejt pushtetit. Përveç denoncimit, opozitës i duhet të punojë më tepër për fuqizimin e saj si opozitë, përmes organizimeve më të efektshme të burimeve të brendshme dhe përmes rrjetëzimeve me individë e grupe jashtë anëtarësisë partiake. Dhe së treti, opozita duhet të paraqesë qartë dhe konkretisht alternativën e saj, ekzistencën e së cilës Rama e mohoi, duke i ftuar shqiptarët të mos e marrin në konsideratë fare opozitën si alternativë.

E vërteta është se alternativa opozitare është thelbësore për zhvillimin e ardhshëm të vendit. Pa këtë alternativë do të na duhet të vazhdojmë të lëpijmë tenxheret e tiganët dhe të flasim pa sens e referencë për timonë, kazanë e tepsi që duhen çuar për skrap. Por është gjithashtu e vërtetë që alternativës opozitare i mungon edhe qartësia edhe konkretësia. Qartësia i mungon sepse programi opozitar nuk është shpalosur ende për të gjitha fushat e rëndësishme të shoqërisë, edhe pse herë pas here ka patur reagime të opozitës për çështje nga më të ndryshmet. Gjithashtu alternativa opozitare ka nevojë për konkretësi, çka vjen prej referimit të çështjeve të programit. E kjo mund të bëhet duke e përcaktuar sa më shpejt ekipin që do të marrë përsipër qeverisjen e ardhshme të vendit. Opozita e bashkuar, mbi të gjitha, mund të tregohet e tillë në vendimmarrjen efektive për emrat e ministrave të qeverisë PD-LSI në 2021. Dhe së fundi, që alternativa opozitare të zhvillohet në nivelin që e kërkon gjendja politike e vendit, përveç avancimit të programit dhe të ekipit, opozita duhet të artikulojë edhe një vizion, një mesazh madhor në mos për të gjithë, atëherë së paku për shumicën e shqiptarëve, i cili do t’u rikthejë shpresën dhe do të ndalë hemorragjinë e braktisjes së vendit. /Gazeta Liberale

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar18 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix18 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix18 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix18 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix19 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix19 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar19 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix19 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix20 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook