Lidhu me ne

Kryesore

Ja shkaqet dhe arsyet pse ministrat Cakaj, Majko dhe Lleshaj duhet të japin dorëheqjen

Ministria e Jashme eshte njoftuar qe me daten 5 gusht per vendimin e qeverise greke, nderkohe qe jo vetem nuk ka njoftuar qytetaret shqiptare te interesuar dhe as ministrite dhe dikasteret e tjera, por nuk ka marre asnje mase paraprake

Koment nga Aleksandër Biberaj

JA SHKAQET DHE ARSYET PSE MINISTRAT CAKAJ MAJKO DHE LLESHAJ DUHET TE JAPIN DOREHEQJE! NEGLIZHENCE MOS-INFORMIM PUBLIK MOS-MARRJE MASASH PARANDALUESE DHE KEQ-MENAXHIM I KRIZES NE KUFIRIN GREK ME PASOJA HUMBJE JETE SI DHE VUAJTJE TORTURE STRES DHE CENIM DINJITETI TE MIJERA QYTETAREVE SHQIPTARE! KETO JANE JO VETEM SHKELJE ADMINISTRATIVE POR EDHE KUNDRAVAJTJE PENALE!

Te dashur miq,

Lavdi Zotit me ne fund kriza ne kufirin grek u zgjidh, dhe kushdo qe kontribuoi ne zgjidhjen e saj meriton falenderime respekt dhe mirenjohje. Por qe te mos ndodhe si gjithmone qe kalojme nga nje krize ne nje tjeter me kosto dhe humbje, kriza keto te shkaktuara nga papergjegjshmeria, neglizhenca dhe keq-qeverisja, do t’i propozoja shume sinqerisht ministrave Cakaj Majko dhe Lleshaj si kolege, pa asnje ngarkese, konetacioni apo objektivi politik qe te japin doreheqje, duke i’u kerkua falje qytetareve qe vuajten ne kufirin grek por edhe nje kombi te tere qe ndoqi per dite te tera me shume shqetesim tragjedine qe po luhej ne vitin 2020 ne “portat greke”. Dhe do perpiqem qe ta argumentoj shkurtimisht se pse ata duhet te japin doreheqje? Ministria e Jashme eshte njoftuar qe me daten 5 gusht per vendimin e qeverise greke, nderkohe qe jo vetem nuk ka njoftuar qytetaret shqiptare te interesuar dhe as ministrite dhe dikasteret e tjera, por nuk ka marre asnje mase paraprake, gje qe coi ne krizen ne kufi. Edhe kur ndodhi kriza nuk kemi njoftim zyrtar qe Ministri i Jashtem beri ndonje perpjekje me homologun grek per zgjidhjen e krizes. E njejta gje mund te thuhet edhe per Ministrin e Emigracionit qe u be dje i “gjalle” duke “falenderuar” ministrat Xhacka dhe Lleshaj per arsye qe i din vetem i ” madhi” Majko, arsye qe kane te njejten llogjike sic duket si ne rastin e prishjes se teatrit kombetar, kohe kur Majko nuk foli se “e kishte gojen me probleme”!? Xhacka me sa duket duhet “falenderuar” per rruget vajtje-ardhje vakance detare-Kakavije!? Po Lleshaj, apo per “punen e shkelqyer te policise rrugore dhe te rendit”, qe “kurseu” jeten e Samuelit 10-vjecar!? Besoj se per arsyet e lart-permenduar Ministri Cakaj dhe Majko duhet te japin doreheqje te parevokueshme dhe t’iu kerkojne falje qytetareve dhe kombit per ate qe ndodhi me Kakavije dhe Kapshtice. Ndersa Ministri Lleshaj duhet te jape doreheqje per keq-menaxhim te situates nga policia rrugore dhe ajo e rendit, me pasoja humbjen e jetes se 10-vjecarit. Natyrisht qe doreheqja eshte nje akt krejt personal, por do te gjykoja se doreheqja do te tregonte edhe pendese, edhe brerje/vrasje ndergjegje, etike, pergjegjshmeri por edhe dinjitet dhe personalitet. Une kam qene nder ata politikane qe ndonese jam dhe mbetem i djathte ne filozofine, ideologjine dhe aktivitetin tim politik 30- vjecar, dhe nuk kam bashkepunuar kurre ne asnje lloj forme me te majten, kam pasur kurajon qe t’i falenderoj koleget e majte pa asnje lloj kompleksi apo paragjykimi, kur i kane sherbyer interesit popullor dhe atij kombetar. Edhe per keta kolege jam shprehur pozitivisht kur e kam gjykuar te drejte nje gje te tille. E fundit, nisur nga eksperiancat e mia ne pozicionet nderkombetare si Zv. President i Asamblese Parlamentare te KE-se, Zv. President i Grupit Parlamentar te PPE-se, Monitorues dhe Raporter i KE-se per vendet e Europes Jug-Lindore, perfshire edhe monitorimin dhe menaxhimin e krizave nderkombetare dhe nder-kufitare si kjo e jona apo edhe me te renda perfshire edhe konfliktet e armatosura, do te gjykoja se ne cdo vend te Europes po te ndodhte kjo qe ndodhi, keta ministra do te jepnin doreheqje. Gjithsesi per ta mbyllur, doreheqja mbetet ne ndergjegjen e tyre civile, qytetare, intelektuale dhe politike, nese jane sadopak “te lire” edhe nga “lideri global”, i cili “po zgjidh” konfliktet globale, perfshire edhe krizen politike te siamezit Llukashenko ne Bjellorusi, dhe s’kishte kohe te merrej me krizen ne kufirin grek:) Kolege CAKAJ, MAJKO, LLESHAJ, populli thote “me mire luan nje dite se sa lepur gjithe jeten” dhe nuk i’u del keq po degjuat ndonjehere edhe popullin!

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar16 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix16 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix16 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix16 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix17 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix17 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar17 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix17 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix17 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook