Lidhu me ne

Kryesore

Lubonja për situatën në Kakavijë: Nuk ndërhyri diplomacia, por Janullatosi! Skandal!

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 e ka cilësuar si skandal ndërhyrjen e Kryepeshkopit Anastas Janullatos për të zgjidhur çështjen e krizës në kufi mes Shqipërisë e Greqisë.

Sipas Lubonjës Shqipëria nuk bëri ndërhyrjen diplomatike, por ndëryrjen e bëri pikërisht Janullatosi.

Më tej analisti thotë se Shqipëria mbetet tek patriotizmi futbollistik, ndërsa politika shqiptare bën vetëm luftë propagandistike dhe politike duke zgjidhur vetëm gjërat e vogla.

‘’Kriza është një sinjal që duhet të na bëjë të mëndojmë. Refleksioni i parë është që mungon refleksioni. Kjo është një krizë e gjatë që ka një histori.

Po ju them një refleksion. Meta dhe Rama, që më ka ndodhur dhe mua. Shqipëria mundi 1-0 Greqinë. Qeveria nxori një shpërblim 100 mijë euro për lojtarët, atëhere ishte shumë. Ndërkohë në spitalin tonë, kishte një koronarografi, që duhet të blihej 100 mijë euro. Dhe shqiptarët merrnin rrugën për Janinë. Meta atëhere nuk reagoi. Kurse ky Rama, tha pse po vdesin disa pleq do ta bëjmë ne këtë.

Dhe tani po ky, për fat të keq, këtu bie tërmeti dhe ai do që të çojë ata çunat tek Ronaldo dhe Buffon. Bie pandemia, ky ka qëllim të çojë doktorët në Itali. Pra ky patriotizmi futbollistik. Për këtë vend, si ka përfunduar. Këtu është dhe problem më i madh, këta shqiptarë që vijojnë të ikin, asnjë reflektim. Vërtet patriotik në këtë drejtim. Meta diku lëshon ndonjë fjalë për braktisjen e Shqipërisë. Ky është një sistem për 5 njerëz. Më duket Laoceu apo Konfuci të jesh i pasur, në një vend mbretëror është turp, këtu është turp të jesh i pasur në një vend të qeverisur keq.

Faleminderit mund t’i themi Janullatosit në sipërfaqe. Për ta marrë dhe si figurë. Këtu ka shkatërrim. Bëjnë punët e vogla. Shoqëria është e rrënuar keq. Një krize duhet të ndihmojë për këtë, por këtu bëjnë vetëm luftë politike. Në thelbin e vet jemi tek patriotizmi futbollistik. Shqipëria ndërkohë nuk bëri ndërhyrjen diplomatike, skandal që e bëri Janullatos.

Replikat Meta- Rama

Kjo është luftë propagandistike. Ta çosh çështjen tek greku është gabim, pavarësisht se edhe Greqia ka ato problemet e veta, një lloj racizmi ndaj shqiptarëve.

Sigurisht ne na takon përgjegjësitë tona. Përgjegjësia e parë e madhe e qeverisë ishte menaxhimi skandaloz i pandemisë. Duhet parë këtu, dhe pse kjo qeveri s’ka mundësi të bëjë tampone kur kemi gjithë këto pasanikë të mëdhenj. Ky është problemi i parë. Skandaloze që ti shkon në Itali t’i bëjnë falas. Këta vijojnë me gënjeshtra. Këtu s’ka shtet. Mbretëror një anarki, ujku mjegull do.’’– tha Lubonja.

MË TEPËR

Mix39 minuta më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar45 minuta më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix54 minuta më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix56 minuta më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar58 minuta më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar1 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Mix23 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar23 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix23 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix23 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Facebook