Lidhu me ne

Aktualitet

Me llastiqe kundër Berishës

Pëllumb Xhufi ka bërë sot në gazetën “Tema” një ndërhyrje për çështjen e marrëveshjes së detiti të vitit 2009 mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke. Ndërhyrja e Xhufit konsiston në sqarimin e votës në Gjykatën Kushtetuese shqiptare duke dhënë disa përfundime që janë problematike për nga vërtetësia e tyre.

Shkruan Xhufi:

…siç dihet, denoncimi nga Partia Socialiste i marreveshjes Basha-Bakojanis, kaloi nepermjet dy fazave ne Gjykaten Kushtetuese.

Heren e pare u votua per faktin nese ai denoncim duhej marre ne shqyrtim nga Gjykata apo jo.

Ne ate faze ka patur nje nderhyrje te forte berishiane mbi anetaret e Gjykates, per mos ta marre ne konsiderate rekursin e PS.

Ne fakt aty, 5 anetare patriote e profesionale te Gjykates votuan per marrjen ne shqyrtim te tij, kurse 4 skllever te Berishes votuan kunder.

Kjo ndarje e beri te qarte, qe edhe pas shqyrtimit te marreveshjes nga Gjykata, ajo gjithesesi do hidhej poshte.

Prandaj, edhe 4 “berishianet” votuan kunder marreveshjes, per te shpetuar nderin e felliqur, tashme, te tyre

shkruan Xhufi.

Është pak e rëndë të cilësosh katër anëtarë të Gjykatës Kushtetuese si skllevër të Berishës dhe pesë të tjerë si patriotë të vërtetë. Do të ishte një përcaktim që e ndan institucionin më dysh jo pse ai ak qenë i tillë, por sepse e tillë është qasja e z. Xhufi.

Nga ana tjetër është paradoksale të kapësh te ky denoncim faktin se drejtësia në kohën e Berishës nuk ka qenë e kontrolluar, por e shumta e balancuar dhe kjo siç shohim ndodh kudo në botë. Nga ana tjetër, Xhufi injoron aspektin politik të çështjes e që mund ta ketë detyruar edhe Berishën vetë të mos e dojë marrëveshjen që bëri në një moment të caktuar. Pasi përndryshe mbetet fjala e Xhufit kundër asaj të Berishës dhe asnjë fakt i ri.

Më problematik është përcaktimi i z. Xhufi në paragrafin e fundit të ndërhyrjes së tij:

Prandaj, edhe z. president, nese e ka vertet me zemer çeshtjen e ndarjes se ujrave territoriale me Greqine, duhet te dekoroje “Per merita te veçanta” 5 anetaret e Gjykates Kushtetuese qe ne vitin 2009 shperfillen presionet e z. Berisha dhe i hapen rrugen me guxim e pergjegjesi kombetare zhberjes se marreveshjes se dyte te nenshkruar nga nje qeveri shqiptare, pas asaj te Zogut ne rastin e Shen Naumit, per faljen e territorit kombetar

Këtu ka një pasaktësi. Nëse pranojmë tezën e tradhëtisë së Ahmed Zogut duhet të dimë se ai fali një territor që e kishte, ndërkohë që marrëveshja e vitit 2009 nuk cedoi asnjë lloj territor kombëtar, pasi po flasim për ujëra ku nocioni i ndarjes dhe sovranitetit dallon nga toka. Ndërkohë që edhe qeveria aktuale nuk po shquan ndonjë lëshim thelbësor në marrëveshjen e vitit 2009, që patjetër mund të negociohej më mirë. Por ka dallim mes tradhëtisë dhe lëshimeve dhe këtë z. Xhufi e di mirë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook