Lidhu me ne

Kryesore

“Hajvane, idiote…” mesazhet që zbulojnë obsesionin e Veliajt për kontrollin e medias

Me dy televizione të sekuestruara dhe me pasurinë tashmë të bllokuar nga SPAK, Ylli Ndroqi ka shkuar më tej në përplasjen me Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës duke publikuar mesazhet ku ai shan, ofendon dhe bën presion për punën e gazetarëve të Oranews.

Televizioni pretendon se në çështjen e Teatrit Kombëtar ishte e hapur për të gjitha palët dhe kjo provokoi mllefin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

“Drejtuesja e atëhershme e Departamentit të Informacionit njëkohësisht dhe moderatorja e edicionit qendror, Beti Njuma, ftonte në studio oponentët e këtij projekti. Reagimi ishte i menjëhershëm” thuhet në kronikën ku janë publikuar mesazhet e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Përmes këtyre mesazheve, del një Veliaj tjetër. Kryebashkiaku shfaqet si një maniak në kontrollin e medias. Ai kërkon llogari për tekstet e gazetarëve dhe për mënyrën e raportimit, për faktin që ata nuk kanë kërkuar reagim nga bashkia, apo se mes rreshtave ka gjetur “kunja”.

I shqetesuar nga raportimi në Oranews, Veliaj i dërgon personalisht pronarit linkun e kronikave të gazetarëve, duke kërkuar llogari për mënyrën se si kanë raportuar gazetarët, të cilët i cilëson “hajvanë dhe idiotë” apo duke i lënë të kuptohet Ylli Ndroqit se marrëdhënia mes të dyve nuk do të jetë më e njëjtë pas këtyre kronikave.

Njohim kësisoj një Erion Veliaj krejt ndryshe nga djali i mirë, i sjellshëm dhe me maniera përëndimore, një portret që Veliaj ka vite që tenton ta ndërtojë në elektorat. Njohim një Veliaj tjetër që shan dhe ofendon, një Veliaj që është i aftë të kërcënojë dhe të tregojë dhëmbët e pushtetit që ka, kur i cënohet interesi.

Vëreni se sa i ndryshëm është ky njeri në publik dhe sa ndryshe në moment private. Sipas Ylli Ndroqit, Veliaj ka arritur deri aty sat a kërcënojë me jetë. Në të njëjtën kronikë të Oranews thuhet:

“Është përdorur në disa raste nëpërmjet mesazheve nga ana e Erion Veliajt edhe kërcënimi ndoshta fizik apo politik duke përmendur çunat e tij të rrugës së Elbasanit të cilët do t’I kishte në kurriz gjithë jetën”

Nuk vonoi shumë dhe Veliaj u përgjigj tërthorazi mesazheve që publikoi Ylli Ndroqi.

Gjatë një inspektimi në Astir, në shkollën e re që do të ndërtohet me emrin “Andrea Stefani”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, u përgjigj: “Më vjen mirë që kjo shkollë do të mbajë emrin “Andrea Stefani”, e një gazetari të drejtë e të ndershëm, për t’u kujtuar të gjithëve se ka ekzistuar një kohë kur gazetaria nuk vilte gjoba dhe kur gazetari përfaqësonte të vërtetën, duke kritikuar çdo lloj pushteti”

Mesazhet e Veliajt janë një gur tjetër në peshoren e interpretimit, nëse goditja e SPAK ishte pjesë e shantazhit politik siç thotë Ylli Ndroqi, apo ishte thjesht një goditje kundër kriminelëve të njohur, siç tha ambasadorja amerikane Juri Kim.

Por nëse ky është një debat në vazhdim, këto mesazhe janë një dritare për të parë fytyrën e vërtetë të Erion Veliajt dhe jo profilin fals që ai tenton të shesë në media, përmes një makiazhi ku janë investuar thuajse të gjitha televizionet dhe portalet në vend.

Rikonfirmohet përmes këtij komunikimi edhe lidhja e ngushtë e Erion Veliajt me pronarët e mediave, pas së cilës qëndrojnë interesa okulte të shpërndarjes së parave publike, përmes të cilave arrihet ky kontroll obsesiv i medias, që është është tashmë një realitet.

Mjafton të shihje pak ditë më parë xhiron që bëri nëpër ekrane prononcimi idiot i Veliajt pas shërimit nga covid , për të kuptuar se Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka në xhep të gjitha mediat kryesore në Tiranë

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar3 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix3 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix3 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix3 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix3 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix3 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar4 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix4 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix4 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook