Lidhu me ne

Kryesore

Joe Biden zgjedh Kamala Harris si kandidate për zëvendëspresidente të SHBA

Joe Biden zgjedh Kamala Harris si kandidate për zëvendëspresidente të SHBA

Nga VOA-

Kandidati i demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden futet në fushatën zgjedhore kundër presidentit, Donald Trump me senatoren nga Kalifornia, Kamala Harris si kandidate për zëvendëspresidente.    

Për një kohë të gjatë Joe Biden ngurroi në zgjedhjen e politikanes zëvendëse të tij në rast të fitores së zgjedhjeve presidenciale. Tanimë, siç pritej, ai vendosi për senatoren nga Kalifornia, Kamala Harris, siç e bëri vetë të ditur në Twitter. “Kam nderin të bëj të ditur, zgjedhjen e Kamala Harris, një luftëtare e patrembur për njerëzit e thjwshtë dhe një nga shërbyeset më të mira publike të vendit- si “Running Mate”.

Risi historike

Me këtë për herë të parë një grua jo e bardhë qëndron në krah të kandidatit për president të SHBA. 55 vjeçarja ka qenë vetë më parë pjesë e garës për kandidaturën si presidente dhe ish-prokurore. Vajza e prindërve nga Xhamajka dhe India konsiderohet si luftarake, gjë që shihet me sy të mirë në fushatën zgjedhore tek kandidatët zëvendës.

Kamala Harris është amerikanja e dytë me ngjyrë në histori që është zgjedhur në senatin amerikan. Ajo bën pjesë tek politikanet më të njohura me ngjyrë në SHBA. Në fushatën e saj për t’u zgjedhur kandidate për presidente ajo premtoi, se dëshiron të bashkojë vendin.Debati për zgjedhjen e kandidatëve presidencialë me Joe Biden në CNN

USA Kamala Harris Primaries Debatte mit Biden (picture-alliance/AP Photo/P. Sancya)

Një ekip i mirë?

Marrëdhënia e saj me Joe Biden konsiderohet si e mirë, megjithëse gjatë garës për kandidatë për presidentë ata janë përplasur disa herë. Si prokurore e përgjithshme ajo ka punuar ngushtë me djalin e Joe Bidenit, Beau, së bashku ata u matën me bankat e mëdha, mbështetën popullin punëtor dhe mbrojtën gratë dhe fëmijët nga keqpërdorimi, u shpreh Biden. “Kam qenë atëherë krenar dhe jam tani krenar, që e kam atë partnere në fushatë.”

Joe Biden vetë ka qenë 8 vjet në krah të Barack Obamës si zëvendëspresident. Në mars ai bëri të ditur se si zëvendësen e tij do të zgjedhë një femër. Në kuadër të protestave mbarëkombëtare kundër racizmit në SHBA presioni ndaj tij për të zgjedhur një kandidate jo të bardhë u rrit.

Qëndrimi i Donald Trumpit

Edhe presidenti amerikan është shprehur më parë për këtë. Sipas tij vendimi që herët i rivalit të tij, Joe Biden për të pasur një grua në krah si zëvendëspresidente përmban rreziqe. “Unë do të kisha tendencën të zgjidhja një rrugë tjetër”, ka thënë 74 vjeçari të martën në një intervistë për radion Fox Sports. “Disa do të thonin, se burrat do të ndjehen të fyer nga kjo. Disa do thonë se është në rregull.

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook