Kryesore
A po gënjen qeveria me shifrat e pandemisë?
Raportimet ditore të Ministrisë sëShëndetësisë për ecurinë e pandemisë janë të paplota, të paqarta dhe ndonjëherë edhe të dyshimta.
E para, mungon informacioni mbi përdorimin e kapaciteteve spitalore.
1- Sa shtretër ka aktualisht Shqipëria të disponueshëm për trajtimin e pacientëve me COVID? Ç’pjesë e tyre janë të përdorur aktualisht dhe sa janë të lirë?
2-Sa shtretër të disponueshëm ka për pacientët që kanë nevojë për terapi intensive? Sa prej tyre janë të lirë aktualisht?
3-Sa shtretër të disponueshëm janë për pacientët në gjendje kritike? Sa janë nëpërdorim dhe sa të lirë?
4-Sa personel mjekësor është i disponueshëm për luftën në vijën e parë. Cili është raporti personel mjekësor/ pacientë?
Ditët e fundit mediat po publikojnë lajme që flasin se sistemi spitalor po shkon drejt kolapsit. Mjekë dhe qytetarë po denoncojnë publikisht se autoritetet kanë filluar të refuzojnë trajtimin e pacientëve dhe kanë shtrënguar filtrat për dhënien e shërbimit. Doktor Erion Dasho kishte sot një denoncim publik se si pacientët refuzohen, fillimisht për testim e më pas për trajtim.
Për këtë arsye, publikimi dhe bërja transparente e informacioneve për kapacitetet e sistemit shëndetësor është kritik për të kuptuar se si qeveria po e menaxhon situatën. Shumica e vendeve në Europë këtë informacion e kanë publik. Suedia, Italia, Gjermania janë disa nga shembujt.
Së dyti, përtej territ informativ të kapaciteteve edhe të dhënat mbi ecurinë e pandemisë janë të mangëta. Në raportimet ditore të ISHP-së paraqiten shifrat e të infektuarve ditorë, pacientët në terapi intensive dhe ata që humbasin jetën nga virusi. Por paralelisht thuhet se ka dhe disa pacientë të dyshuar që po marrin trajtim pranë spitaleve.
Ça domethënë pacientë të dyshuar që marrin trajtim? Sa janë këta?
Shkurt, dyshimet janë se dikush nuk po e tregon gjithë të vërtetën, ndërkohë që vendi po përjeton transmetim komunitar të pakontrolluar të virusit. Në këtë pikë, fshehja e informacioneve është vepër penale. E rëndë madje. Dhe ka raste për këtë. Në Itali u dënua gjysma e zyrës së statistikave me burg para ca vitesh, për publikim të informacioneve zyrtare të rreme. Këtuë shtë në lojës hëndeti publik. Është mashtrim me zarar.