Kryesore
Shefja e Infektivit apel qytetarëve: Bëni kujdes, spitalet janë të tejmbushur me pacientë me Covid
Doktoreshë Najada Çomo, shefe e spitalit Infektiv, i ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit, pasi virusi është shpërhapur shumë dhe numri i pacientëve në spitale është rritur.
Në një video publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, doktoresha Çomo u shpreh:
“Jemi në sezonin e verës. Kanë kaluar 5 muaj dhe fluksi i pacientëve ka ardhur duke u shtuar. Kam një apel për qytetarët që gjithë këto muaj pune intensive janë një lodhje e jashtëzakonshme.
Virusi është midis jush, është edhe midis nesh si personel shëndetësor që iu shërbejmë ne. Ne jemi për t’iu shërbyer juve, ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj.”
Ajo i bëri thirrje qytetarëve të shmangin vendet ku ka shumë grumbullime njerëzish, pasi ato janë vendet më të rrezikshme për marrjen e virusit.
Aktulisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 122 pacientë, ndër to 14 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.