Radar
Sa i lart është mali i Dajtit ?
Sa metra është pika më e lartë e Dajtit?
Mali i Dajtit është pjesë e Vargmaleve Perëndimore, me lartësinë më të madhe 1612 m.
Shtrihet nga Shkalla e Tujanit në veriperëndim deri tek Qafa e Priskës në juglindje, në një gjatësi 8 km e gjerësi 5 km.
Kurrizi i Dajtit është i valëzuar, shpati lindor i thepisur e me gremina, kurse ai perëndimor zbret më butë mbi fushën e Tiranës.
Në këtë anë, në lartësinë 800-1100 m, gjendet edhe një tarracë e vjetër detare (Fusha e Dajtit).
Në shpatin perëndimor deri në lartësinë 500-600 m shtrihet zona e shkurreve mesdhetare, më lart deri në 900-1000 m shtrihet zona e dushkut, kurse mbi këtë lartësi e deri në 1300-1400 m shtrihet zona e ahut dhe e halorëve.
Maja e Dajtit është e zhveshur.