Letersi Poezi / Nëse do të vish Nëse do të vish – Poezi nga Bilbil Beqiri Eja thjesht, si njeri, pa trastat mbushur plot, pa flori, pa stoli, trokit në derë me dashuri, e portat e sarajeve të shpirtitdo t’i hap dy kanatesh për ty. Po nëse do vish, me një trëndafil,pa dashuri ujitur, me një rrugë,pa dashuri stisur, a si njeri,pa dashuri rritur – kurrë mos eja të më gënjesh: të gjitha portat e sarajeve të shpirtit, deri në fund…të kyçura do t’i gjesh. Në fokus:Poezi nga Bilbil Beqiri Lajmi i rradhës Niseni ditën me një poezi të bukur Mos humbisni 12 shprehje filozofike për dashurinë Vazhdo leximin Mund të pëlqeni Niseni ditën me një poezi të bukur