Lidhu me ne

Radar

Emi Canaj: Dua të kem të dashur një mafioz nga Laçi

Emi Canaj - Home | Facebook
Emi Canaj: Unë vrasësja seksi, si më zbuloi Fatmir Koçi për filmat ...
Emi Canaj: Dua të kem të dashur një mafioz nga Laci

Ju propozojmë një intervistë nga BW, të një vajze të re që të lë pa fjalë për cfarë thotë e dëshiron. Nuk kuptohet është në rol dhe nuk po del dot nga filmi ku luan, apo e ka zënë vapa. / dritare.net

Emi nuk është si vajzat e tjera. I pëlqen ti thotë gjërat siç janë, pa u përpjekur të ndryshojë asgjë. Ashtu si në këtë intervistë, ku biondja simpatike tregon eksperiencën e saj në filmin “Pit Stop Mafia”.

Si kryetarja e bandës së Laçit, Emi tregon se i pëlqeu roli i mafiozes. Në fakt në të përditshmen e saj njeh disa të tillë, që e kanë përgëzuar për rolin. Më tej rrëfen se do ti pëlqente të kishte një të dashur mafioz, pasi e tërheq jeta me adrenalinë. Nga ana tjetër flet edhe për eksperiencën si modele, duke deklaruar se hoqi dorë, kur pa se modelet bëheshin të tilla vetëm me sponsora…

canaj1 (2)

Emi vjen si protagonist në filmin “Pit Stop Mafia”, si ju erdhi kjo ftesë?

Ftesa në fakt më erdhi nga regjisori i filmit, Fatmir Koçi. Normalisht që ai pa karakterin tim, duke më thënë se roli im, ishte ai i kapos së mafias së bandës së Laçit. Ndryshe nga sa jemi mësuar, këtë herë kapoja do të ishte një femër. Roli u përshtat pak me karakterin tim, dhe unë iu përshtata karakterit të filmit.

Si u ndje Emi nën petkun e një mafiozeve?

Interesante, më pëlqeu roli dhe ideologjia e rolit.

A njihni shumë mafiozë?

Në fakt edhe njoh disa.

Si janë mafiozët nga afër?

Janë interesantë, pa shumë fjalë, më shumë dëgjojnë, bëjnë plane në kokën e tyre. Janë të tjerë ata që i zbatojnë. A pate kërcënime pas filmit, ndonjë laçian që të mori në telefon? Të them të drejtën edhe prisja kërcënime, por nuk pati. Përkundrazi pati nga ata mafiozë që pas filmit më morën dhe më thanë që nuk është tamam ashtu si e ke bërë rolin. Por në fund më përgëzuan për këtë rol.

Të kanë ngacmuar mafiozët, a ke pasur ndonjëherë një të dashur të tillë?

Më kanë ngacmuar. Nuk kam pasur ndonjë të dashur mafioz. Do doje të kishe një të dashur mafioz? Pse jo. Më pëlqen jeta me rrezik, me adrenalinë, jo stabël. Pasi bëhet monotone jeta. Ndërkohë jeni ndër modelet e para në Shqipëri, si e keni parë modelingun gjithë këto vite? Ka ndryshuar shumë në fakt. Unë kam qenë modele në moshën 15­ vjeçare. Në atë kohë gjërat bëheshin me pasion me dashuri, sot nuk është më kështu. Sot modelet nuk prezantojnë veshjen, por veten e tyre.

Emi Canaj - IMDb

Si i shikon modelet, apo femrat VIP, që bëhen të famshme pas sponsorizimit të një mashkulli?

Kjo ka qenë edhe një ndër arsyet që unë hoqa dorë nga kjo fushë. Nuk më pëlqen ky fenomen. E di që ka disa të tilla, dhe madje i kam hasur shpesh por nuk di se çfarë të them rreth kësaj.

Modelja bukuroshe Emi Canaj në krahët e Blemir Dervishit....

A i është ofruar Emit një deputet, apo politikan për lidhje?

Deputet jo, por njerëz të pasur po. Duke menduar se të gjitha femrat janë njëlloj më janë afruar, por përgjigjen e kanë marrë me vete.

Si është jeta juaj private?

Është një lëmsh. Ka shumë dhe s’ka asnjë. Kjo d.m.th që ju jeni single? Po, për momentin jam single, derisa të realizohet një ide që aktualisht kam në kokë. Mbase një lidhje interesante.

Kush është fatlumi?

Është një person i njohur në Shqipëri, po nuk është i martuar.

A flet Emi për seksin?

Nuk e kam tabu seksin. Shqiptarët e kanë tabu në rrethin e jashtëm, por në rrethin miqësor nuk besoj se e kanë këtë problem. Unë flas për seksin, jo shumë, pasi unë nuk e kam primare. Jemi në verë, a do ta shikojmë Emin këtë verë të nxehtë, buzë detit? Patjetër që po, madje do të më shihni topless.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook