Kryesore
Shtyrje të zgjedhjeve për shkak të Covid? Diçka e tillë nuk mund të ndodhë.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i pyetur në “Zonë e Lirë”, për shtyrjen e zgjedhjeve për shkakk të Covid-19, ka thënë se diçka e tillë nuk mund të ndodhë.
“Korona është një problem shumë i madh. Nuk ka asnjë shans se u mbajtën në Francë, do mbahen në Maqedonine e Veriut dhe do mbahen, edhe në Shqipëri”, tha Basha.
I pyetur se sa shanse ka që Rama sëbashku me opozitën parlamentare të bëjnë një puç kushtetues për të mos lejuar koalicionet parazgjedhore, Basha tha se e njeh Kushtetutën.
“Koalicionet janë në Kushtetutë. Njerëzit bashkohen në parti, aleanca, fale bindjeve të ngjashme dhe për këtë arsye koalicionet jane në Kushtetutë. Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë kushtetuese. Sot nuk jemi në rrethana kur me kundërshtarin mund të diskutohet kjo teme, por do t’ia shtrojmë shqiptarëve për diskutim pas zgjedhjeve të ardhshme”, tha kreu i PD.